Mediu: Bojkot Kuvendit, nëse
s'ka votim e numërim elektronik

Mediu: Bojkot Kuvendit, nëse<br />s'ka votim e numërim elektronik
Opozita nuk përjashton edhe skenarin e bojkotit të Kuvendit nëse nuk plotësohet kërkesa e saj për votim e numëromi elektronik.
 
Pas takimit të thirrur nga ambasadorja e BE me partitë e vogla parlamentare për të diskutuar për reformën zgjedhore, kreu i PR në emër të opozitës në këtë takim tha se cdo opsion mbetet I hapur me kushtin e vetëm garantimin e zgjedhjeve të lira në qershor.

"Kjo opozitë, paraqitem mendimin se me këtë qeveri nuk shkohet në zgjedhje se influenca e krimit të organizuar,  korrupsionit,  lidhjet e qeverisë me struktura manipuluese të procesit të zgjedhjeve e kanë krijuar bindjen si tek ne edhe te qytetarët se zgjedhje të lira nuk ka. Çdo opsion që shërben për zgjedhje të ndershme besoj që është detyrueshme për çdo veprim politik dhe organizativ të opozitës shqiptare", u shpreh Mediu.

Votimi dhe numërimi elektronik ishte pjesë e diskutimit në këtë takim të organizuar nga ambasada e BE në Tiranë, e ku forcat politike të pranishme në këtë tryezë shpalosën propozimet e tyre.
 
"Mesila Doda nga PDIU dhe Mimoza Hafizi nga LIBRA dhanë opsionet e forcave të tyre politike për këtë cështje.
Votimi elektronik nuk ka qenë shumë e sigurt, si në Venezulë që kanë një votim elektronik por nuk kanë një qeveri të dalë nga vota e popullit. Por një numërim elektronik, duke pasur një kontroll të dyfishtë, do të ishte i mirëpritur sepse do të kishte një rritje të sigurisë së sistemit
", deklaroi Mesila.

"Numërimi elektronik do të ishte krejtësisht i mundshëm në zgjedhjet e ardhshme. Kam problem votimin elektronik pasi kërkon edukim të zgjedhësve", deklaroi Hafizi.

Në këtë tryezë është marrë angazhimi që ekspertë të BE të konsultojnë variantet e diskutuara në këtë tryezë sa i përket procesit zgjedhor në Shqipëri, duke përfshirë këtu sistemin zgjedhor, atë të votimit e numërimit të votave, financimit të partive si dhe të gjitha cështjet e tjera që janë të adresuara dhe në rekomandimet e OSBE ODIHR.


  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?