Mediu:Ç’më tha Basha për dorëheqjen
e djathta është magazinë pa inventa

Mediu:Ç’më tha Basha për dorëheqjen<br />e djathta është magazinë pa inventa
Koalicioni opozitar nuk ka funksionuar sipas parashikimeve, pasi vetëm nga Partia Republikane në shkallë vendi kanë shkuar dëm 4300 vota.
 
Kjo sepse votues republikanë kanë votuar PR në fletën e votimit, duke mos qenë të qartë se shkon dëm, pasi Mediu dhe pjesa tjetër e kandidatëve të PR ishin brenda listave të PD dhe regjistrimi i partisë ishte vetëm për faktin e komisionerëve.
 
Në një lidhje për Report Tv, Fatmir Mediu u shpreh se këshilltarët e Bashës e injoruan sugjerimin e tij për një spot informues, që të gjithë të votonin PD në fletën e votimit, pasi shënimi te PR i nxirrte të pavlefshme.
 
Fushata ime ka funksionuar. Fatmir Mediu ka lëvizur në të gjithë vendin për fushatë. Kam theksuar të votohet numri 6, por PR nuk është fantazmë, ka 27 vite histori.
 
I kam kërkuar Bashës, të dilnim dhe të deklaronin me spot mbështetjen për PD. Këshilltarët pranë Bashës nuk e panë të arsyeshme.
 
Nëse PR nuk do të regjistrohej në fletën e votimit, komisionerët kalonin te PDIU
” deklaroi ai.
 
Duke u ndalur te koalicioni opozitar në këto zgjedhje, Mediu deklaroi se e djathta është bërë si magazinë pa inventar, ndërsa tregoi edhe një bisedë me Bashën pas humbjes.
 
E djathta është si magazinë pa inventar, ka edhe ndonjë palë kontrabandë brenda.
 
E kam takuar Bashën, i kam thënë që vendimi i takon atij, nuk mund të ndërhyj në vendimet e PD.
 
Uroj që cdo vendim që merret të mos ketë të bëjë me një person, por me atë që duhet të ndërtojë opozita, për ta mbajtur mallin brenda dhe për të larguar mallin kontrabandë, pasi nuk ka asnjë vlerë.
 
Basha dhe opozita këmbëngulën për zgjedhje të lira. Kemi me qindra raste të blerjes së votës me paratë e pista të drogës dhe të korrupsionit.
 
Po të kesh para nuk është e nevojshme të kesh parti, nuk ka rëndësi sa ide ke.
 
Padyshim që do ta njohim rezultatin e zgjedhjeve, unë nuk po justifikoj rezultatin, pasi edhe nëse ka blerje votash, opozita duhet të ketë strukturën e saj.
 
Më vjen keq që Duka nuk është deputet, por këta kryetar partish nuk mund të rrinin në zonat e tyre, nuk kanë sjellë votat e 2013, nga 100 mijë që duhet të sillnin kanë sjellë 15 mijë
’ përfundoi ai.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......