TIRANË – Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka akuzuar Kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dulen, se është duke bërë fushatë elektoralë në Shqipëri për një kandidat të partisë greke “Demokracia e re”.

Mediu, duke iu referuar një fotografie, mbi të cilën mbështetet akuzën, shpreh shqetësimin se përse instancat shtetërore nuk reagojnë ndaj këtij rasti:  

“Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë Vangjel Dule,  më 4 maj, duke bërë fushatë në Livadhi të Sarandës për kandidatin e partisë greke “Demokracia e Re”. Kushtetuta e Shqipërisë ia ndalon gjë veprim të tillë, po shteti pse hesht?”- pyet Mediu.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)