TIRANE- Pas largimit të deputetit të Partisë Republikane për Elbasanin, Luan Duzhaj, dhe bashkimin e e tij me Lëvizjen Socialiste për Integrim, ka ardhur edhe reagimi i kreut të Partisë Republikane. Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PD me aleatët, Fatmir Mediu shprehet kundër këtij largimi, pasi sipas tij “gjërat duhet të bëhen hapur”, ndërsa shton se nuk mund të japë një shpjegim për largimin e tij. Kreu i PR thotë se nuk ka mundur të kontaktojë me deputetin Duzhaj, pasi ky i fundit ka fikur celularin.
“Kam tentuar të komunikoj, por e ka telefonin e mbyllur. Ne gjykimin tim është më mirë kur gjërat bëhen hapur, mungesa e transparencës do të krijojë reagim edhe tek qytetarët që votën e tyre e kanë dhënë për PR”, u shpreh Mediu.
Më tej, Mediu është ndalur tek qendimi i Partisë Republikane, duke theksuar se forca politike që ai drejton është në të njëjtën linjë me opozitën.
“Partia Republikanë është në të njëjtën linjë me opozitën. Deputetët kur zgjidhen, zgjidhen për të përfaqësuar një interes publik dhe për të përfaqësuar një forcë politike. Ky është një fenomen që nuk është i pari në Kuvendin e Shqipërisë. Shpresoj të jetë i fundit. Është e drejtë që ka procese që kërkojnë një shumicë të cilësuar. Çëshja e opozitës nuk është çështje numrash, por linjë politike. PR është në një linjë me partitë e tjera të opozitës, dhe e vendosur për t’i qenduar asaj që i kemi komunikuar qytetarëve”, theksoi kreu i PR, Fatmir Mediu.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com