Mediu: Dorëhiqu si unë në 2008
Meta:Vrave 30 vetë, Doshi si molla

Mediu: Dorëhiqu si unë në 2008<br />Meta:Vrave 30 vetë, Doshi si molla
TIRANE - Debate u regjistruan sot edhe mes kryetarit të Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe kryetarin të parlamentit Ilir Meta. Mediu emri i të cilit është përfshirë në këtë çështje për shkak se një nga porositësit ka qenë shofer në Partinë Republikane , duke ju referuar shpërthimit të Gërdecit dhe thirrjes së Metës në atë kohë për të dhënë dorëheqjen, i bëri një tjetër apel publik që të largohet.

Por nuk vonoi reagimi i menjëhershëm i kryetarit të parlamentit Meta, i cili i kujtoi zotit Mediu se në shpërthimin e 2008, u vranë 30 persona, ndërsa në rastin në fjalë deputeti Tom Doshi është shëndoshë e mirë
 
Më poshtë debati i plotë Mediu-Meta

Mediu: Mendoj që sot të tregohemi të përgjegjshëm si debatojmë. Ja u them sinqerisht se do të dëshiroja që gjithë ato akuza të ishin të pavërteta, sepse do të tejkalonim juntat ushtarake. Ajo që vë re është tendenca e vazhdueshme për të manipuluar. Dikur kur ka ndodhur tragjedia, kam dhënë dorëheqjen që Prokuroria të bëjë hetimet dhe të nxjerrin të vërtetën. Shumë hodhën baltë, por në raste të tilla është shumë i rëndësishëm raporti me qytetarët. Ajo që është me e keqja është se këtu përgjegjësi nuk mund të flitet nga pikëpamja funksionale.

Meta: Kë ka akuzuar? Ka akuzuar Tonin shoferin e PR

Mediu: 6 muaj Ministria e Brendshme u mor me atë që mund të ishte kriminel. Nuk ka ndodhur kurrë. Ti jap përgjigje edhe tablosë së Ministrit. Po zotëri Fation Skënderi ka qenë pjesë e PR nga 1991-1993 kohë kur ky ministri yt luante me kukulla. Edhe përmendja është e qëllimshme.

Meta: Këtë e ka thënë Toma.

Mediu: Ta thashë këshillën siç ma ke dhënë. Është serioze që ky kuvend të analizojë krimin që ka bërë shteti.

Meta: E para zoti Fatmir është shumë e vërtetë që iu kam këshilluar dorëheqjen. E bëra në planin shoqëror dhe personal. Dakord më the por si do të bëhet me samitin e NATO që mund të mos pranohet Shqipëria. Këtu janë vrarë 30 vetë të thashë. Ka një dallim të madh sepse për fat të madh Tomën e kemi shëndoshë si molla. Madje që sot do t’i bëj kërkesë policisë që të ketë vëmendje të jashtëzakonshme ndaj deputetëve që të mos ketë shqetësime dhe probleme të tilla. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron