Mediu: Komisioni i reformës
zgjedhore, monopol i PD e PS

Mediu: Komisioni i reformës <br />zgjedhore, monopol i PD e PS
TIRANE- Partia Republikane akuzon dy partitë e mëdha se po krijojnë monopol në reformën zgjedhore duke eliminuar partitë e vogla.

“PS e PD përdorin partitë e vogla si konjukturë politike. Komisioni i reformës zgjedhore është i kontrolluar vetëm nga dy partitë, prezenca jonë nuk ka asnjë ndikim për ta. Kanë qellim krijimin e monopolit në jetën politike, duke eliminuar partitë e vogla. Ky proces duhet të jetë proces transparent me mediat dhe opinionin publik.”- deklaroi kryetari i PR-se Fatmir Mediu në mbledhjen e sotme të Asamblesë .

Gjithashtu Partia republikane kërkon ndryshimin e formulës së shpërndarjes së mandateve dhe konkurimin në zgjedhje me lista të hapura pasi sipas Mediut mbi 25 mandate u janë hequr pa të drejtë partive të vogla dhe i kanë kaluar partive të mëdha.

“Mbi 25 mandate deputetësh janë marrë nga PD-PS. Kërkojmë konkurrimin në zgjedhje me lista të hapura, administratë zgjedhore jo më me njerëz politikë, identifikim të zgjedhësve elektronikisht, numërim të votave në mënyrë elektronike, të zgjidhen problemet e të përndjekurve dhe ish-pronarëve”- deklaroi Mediu.

Mediu akuzoi opozitën se po krijon konflikte artificiale, duke dëmtuar rëndë interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve. “E papranueshme që PS me qëndrimet e saj krijoi ngërçe që kthehen në një kosto të madhe për shqiptarët. Rekomandimet e BE-së janë përgjegjësi e gjithë klasës politike që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. “
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit