Kreu i republikanëve, Fatmir Mediu, gjatë një takimi me strukturat e kësaj partie, ka komentuar largimin e LSI nga mazhoranca. Ai ka thënë se ky largim nuk është një dramë, por tashmë duhet një reflektim i thellë brenda së djathtës.
“Dalja e LSI nga koalicioni, në gjykimin tim nuk përbën asnjë dramë, por duhet të jetë një moment reflektimi për të djathtën dhe besoj është një shans i ri për të djathtën, për të fituar zgjedhjet, për të gjykuar ndryshe për të ndërtuar një aleance me shqiptarët.
Pra, jo vetëm thjesht të numrave, por për atë që kemi bërë dhe atë që duhet të bëjmë më mirë, për të korrigjuar atë që nuk është bërë siç duhet. Pra, duhet të jetë një moment reflektimi i thellë, i një partneriteti serioz i të gjithë së djathtës shqiptare pa përjashtim, i të gjithë subjekteve, për raportin dhe detyrimet që kanë me qytetarët shqiptarë, për vizionin tonë dhe rrugën tonë të përbashkët që duhet të ndërtojmë me shqiptarët”, tha Mediu.
Sipas tij, shqiptarët duhet të tregojnë një gjykim të shëndoshë dhe duhet të bëjnë një analizë të ftohtë për alternativat që paraqesin e djathta dhe e majta në Shqipëri.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (plint) 04.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com