TIRANË - Ish-ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu e konsideron vendimin e qeverisë “Rama” për ndalimin e importit të mbetjeve një demagogji politike. Ai e quan një goditje ndaj industrisë ricikluese, që lë shteg për evazion fiskal dhe kontrabandë, si dhe mbi të gjitha kundër direktivave të BE-së.
“Është më mirë një proces ligjor i kontrolluar se sa një proces i ndaluar që krijon informalitet”, thotë Mediu në një intervistë për ABC News.
Ai argumenton më tej mbrojtjen e importit, duke kujtuar se nga viti 2002 deri në vitin 2010 menaxhimi i integruar i mbetjeve rregullohej me një kuadër ligjor, i cili lejonte importin e 340 elementëve në Shqipëri, por pa asnjë filtër kontrolli. Kalonin ne doganë, pa kaluar në filtrin e Ministrisë së Mjedisit apo Qeverisë.
"E detyruar nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, në viti 2010 qeveria shqiptare përzgjodhi për import 55 elementë të mbetjeve të riciklueshme ndër 160 të listës së gjelbër të Bashkimit Europian. Pas bisedimeve të ministrit Mediu me shoqërinë civile lista zbriti nga 55 në 26 mbetje. Në një kohë që kodi i mbetjeve në Shqipëri kishte mbi 340 që lejoheshin të importoheshin në Shqipëri, do të thotë 180 ishin të rrezikshme. U përcaktua dhe një filtër i imët kontrolli”, shpjegon Mediu.
“Kërkuesit duhet të sillnin nga vendi i origjinës certifikatën nga importonte, të ministrisë apo agjencisë së mjedisit. Ministria duhej të provonte që kishte teknologjinë për trajtimin përfundimtar të këtyre mbetjeve dhe ky certifikim bëhej dhe me grupet e interesit, shoqërinë civile, nga ministria e mjedisit përpara se të përgatiste dokumentacionin për Ministrinë e Drejtësisë, të Financave dhe të Territorit, për ta përcjellë për vendim në qeveri. Qeveria ishte fundi i filtrit dhe ajo nuk mund të jepte ok për import, nëse nuk ishin ezauruar burimet e brendshme nga subjektet ricikluese".
Ndaj ish-ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu e konsideron vendimin e qeverisë Rama për ndalimin e importit të mbetjeve një demagogji të pastër politike. "Nëse nuk do të ishte e tillë, qeveria nuk duhej të godiste ligjin e standardeve europiane. Mund të ndiqej një rrugë më e thjeshtë" - thotë ai.
“Qeveria mund të thoshte që unë ndaloj importin e mbetjeve, duhet t’u krijoj atyre kushte për trajtimin deri në elementin përfundimtar të mbetjeve të riciklueshme në Shqipëri dhe derisa të ezauroheshin gjithë këto faza ta ndalonte këtë proces. Prandaj them se pas gjithë kësaj nuk ka logjikë funksionale, por logjikë politike... Dhe po ta shikoni, qeveria nuk ka bërë gjë deri tani, por është marrë vetëm me lajme politike; janë lyer nuk janë lyer zyrat, ndalohet, nuk ndalohet importi i mbetjeve, nuk është futur në thelb të çështjeve”.
Mediu shpjegoi se kjo është një vendimmarrje kundër strategjisë së Bashkimit Europian, e cila përcakton Europën pa landfille në vitin 2020, ndërsa i konsideron mbetjet e riciklueshme si një burim të fuqishëm ekonomik për energjinë.
“Nuk mund të ecim me politika të vjetra të groposjes, siç parashikohet në programin e qeverisë. Ne duhet të arrijmë në 60-70% të mbetjeve t'i riciklojmë si një burim i rëndësishëm ekonomik”.
Miratimi nga qeveria Berisha i ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve u kundërshtua nga socialistët kur ishin në opozitë dhe shoqëria civile. Kjo e fundit kërkoi një referendum i cili u parashikua të mbahej në dhjetor të këtij viti.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com