Mediu në SHBA, senatori: Zgjedhjet
pa opozitën janë të papranueshme

Mediu në SHBA, senatori: Zgjedhjet<br />pa opozitën janë të papranueshme
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu po zhvillon një vizitë disa ditore në Washington.
 
Sipas zyrës së shtypit të PR, ai ka zhvilluar takime në Senat dhe në Kongres si dhe do ketë takime me përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.
 
Në ditën e parë të vizitës Mediu takoi Senatorin Mike Lee, të cilin e falenderoi per letrën qe 6 senatorët i dërguan sekretarit Tillerson për situatën e papranueshme në Shqipëri.
 
 Senatori Lee premtoi se ata do të ndjekin me vëmendje situatën në Shqipëri dhe çështjet zgjedhore, dhe situatën e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
 
Do të këmbëngulim së bashku që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe një qeverisje që garanton besimin e qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira.
 
Zgjedhjet pa opozitën do të jenë të papranueshme dhe një kthim prapa
” tha senatori amerikan.
 
Gjatë takimit me Kongresmenin Steve King, i cili do të vizitojë Shqipërinë së shpejti, King theksoi se jo vetëm qe zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të ndershme, por besimi i qytetarëve në to përbën themelin e demokracisë.
 
Po ashtu, në vazhdën e takimeve Mediu zhvilloi një mëngjes pune në Kongres me kongresmenët Jeff Forrtbery, John Moolinar dhe Robert Aderholt, të cilët theksuan se mbështetja që iu dha Shqipërisë nga SHBA për t’u bërë vend anëtar i NATO-s, u bazua mbi një shtet që duhet të funksionojë në mënyrë demokratike, një vend dhe qeveri që respekton vullnetin e qytetarëve për zgjedhje të lira, dhe lufton krimin dhe korrupsionin.
 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën