Mediu: Qeveria Rama po nënshtron
njerëzit përmes frikës dhe skamjes

Mediu: Qeveria Rama po nënshtron<br />njerëzit përmes frikës dhe skamjes
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka thënë sot se qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama po mundohet që të nënshtrojë qytetarët përmes frikës dhe skamjes.

Kjo u bë e ditur në një takim me bashkëpunëtorin më të ngushtë të ish-presidentit amerikan Ronal Regan.

I ftuar nga Forumi Rinor Republikan, Jack Wheeler, i njohur edhe si themeluesi i doktrinës së Reganit kundër ish-Bashkimit Sovjetik, se bashku me kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediun, takuan të rinjtë që mbështesin idetë e djathta dhe që aspirojnë të futen në politikë.

Wheeler u shpreh se nuk është asnjëherë vonë për të ndërmarrë aksionin e duhur, për te qenë pjesë e vendimmarrjes dhe për të mos e lenë fatin në duart e atyre që të qeverisin.

Qytetarët, sidomos të rinjtë, duhet të jenë zot të fateve të tyre të u shpreh u ai. Nuk duhet ta lini veten të udhëhiqeni apo të mposhteni nga zilia për arritjet e të tjerëve, pasi kështu do të shkoni drejt Komunizmit, Fazhizmit ose Terrorizmit. Por duhet të punoni që edhe ju të keni suksese dhe arritje në jetë, duke forcuar në kë mënyrë shtyllat e demokracisë në vendin tuaj” u shpreh Wheeler.

Gjatë diskutimeve të hapura dhe mjaft entuziaste, Wheeler tregoi edhe eksperiencat e jazhtëzakonshme të përjetuara nga afër në momentet më të vështira të Luftës së Ftohtë, strategjitë dhe arritjet e Shteteve të Bashkuara kundër spiunazhit dhe KGB-së ruse, por gjithashtu dha shpjegime edhe në  lidhje me zhvillimet e fundit të gjeolpolitikës në Europën Lindore dhe Ballkan, apo edhe mbi sfidën e fundit që është lufta me ISIS dhe Terrorizmin.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit