TIRANE - Kreu i Partisë Republikane ka reaguar pas akuzave të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri se shoferi i tij ishte i përfshirë në atentatin e Tom Doshit si ndërmjetës i porositësit dhe i ekzekutuesit.
Mediu ka thënë në një deklaratë publike se akuzat e Tahirit ishin të sajuara dhe të pabaza sepse Fatjon Skëndei nuk ka asnjë lidhje me të.
“Fatjon Skënderi ka qenë shofer i Partisë Republikane në vitet 1991-1993 dhe në atë kohë kreu i PR ishte Sabri Godo. Unë jam futur në PR në vitin 1992 dhe nuk kam asnjë lidhje me Skënderin pasi që prej largimit të tij nuk kemi patur më kontakte,”- tha Mediu.
Ndërkohë ai ngriti pikëpyetje se përse qeveria dhe Ministri i Brendshëm nuk kanë reaguar për këtë ngjarje që para 6 muajsh por kujtohen të reagojnë në dy ditët e fundit.
Më poshtë deklarata e Fatmir Mediut
Qeveria në bazë të akuzave të Doshit është përfshirë në manipulimin e kësaj ngjarje me emrat dhe faktet. Atë që nuk e bëri në 6 muaj qeveria pretendon se e zgjidhi në 2 ditë. Në mënyrë të paturp, Tahiri u përpoq ta lidhë këtë ngjarje edhe me mua, me anë të shoferit. Fatjon Skënderi ka qenë shofer në periudhën 91-93 kur Tahiri ishte fëmijë. Unë kam shkuar në 92 në Partinë Republikane.
Deklarata e Tahirit është mashtrim. Vetëm Kreu i PR ka pasur mjet transporti me shofer, të tjerët kishin mjetet e tyre. Skënderi ka qenë shofer i kryesisë së PR në 91-93 dhe pas kësaj nuk ka pasur lidhje me ne. Këto deklarata janë të sajuara. Duhet të shtrojmë një pyetje: Pse deklarohet sot nga Tahiri pas 6 muajsh nga ngjarja? Pse Tahiri dhe strukturat nuk e kanë arrestuar dëshmitarin por e lanë të lirë. Kjo tregon se ky shtet ka marrë fund dhe niset nga interesat personale të qeveritarëve.
Vijon...
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO