Mediu zbulon sekretet e darkës me Metën dhe Thaçin: Ja çfarë më thanë për ndryshimin e kufijve

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ishte i ftuar në emisionin '45 Minuta' të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv për të folur për protestën e opozitës, mundësinë e hapjes së negociatave dhe debatin për kufirin Kosovë-Serbi. Për Mediun protesta që opozita do të zhvillojë të shtunën duhet të jetë e pandërprerë deri në largimin e Ramës.

I pyetur se ku bazohet kryetari i PD-së, Lulzim Basha se Shqipërisë nuk i hapen negociatat në qershor, Mediu tha se 'Maqedonia do të fillojë negociatat dhe Shqipëria do të rrijë në pozicionin që ka qenë, këto janë të gjitha gjasat. Lulzim Basha e di si merret vendimi, merret në disa shtete kryesore, Gjermania, Franca, Holanda.

Ka një mungesë marrëdhënies mes Shqipërisë dhe Gjermanisë për shkak të Ramës dhe këtë e di Basha. Mendoj që atij ia kanë thënë 100%, derisa e thotë. Zgjidhja është qeverisje që krijon besim te shqiptarët" tha ai.

 Duke u ndalur te debati për rishikimin e kufijve Kosovë-Serbi, Mediu zbuloi bisedën me Presidentët Thaçi dhe Meta gjatë një darke, teksa ndodheshin në SHBA. "Thaci më tha që ne kërkojmë të marrim Preshevën, por nuk besoj se Kosova nuk njihet nga Serbia se nuk na ka dhënë Preshevën. Unë e pyeta cfarë do të japim? Ai tha nuk do të japim asgjë. Mund të bëjmë ndonjë korrigjim të lehtë kufijsh" përfundoi ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqupist leshi: 14/02/2019 17:52

    DEGJOVA kete MOTER Q te flas per demokraci.degjova kete ROB Q te flasi per dhune.ky MOTER Q qe vrau nje fshat te tere dhe nje gjemb ne kembe nuk ju fot.tha ky MOTER Q se rama na paska kapur prokuroret.Ky ROB Q qe me ta prokuror te sales shpetoj burgun.ky FIS Q te flasi per te drejtat e ketyre sikur e drejta fillon dhe mbaron me keta MOTER Q dhe jo per njerzit e tjere qe e dine qe keta jane HAJDUT/VRASES,.FASHIST,ANTISHQIPTAR,TRADHETAR,thone qe njerzit cemenden.po si ka m,undesi te degjosh keta MOTER Q KUR FLASIN MOS TE CEMENDESH ?????

    Përgjigju
    • Ilir: 14/02/2019 20:20

      Mire ja numerove...! Bashkepunetore dhe keta qe na e servirin...

    • Geva: 14/02/2019 18:45

      Sakt.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh