Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka kritikuar komentet e ministrit francez të financave Bruno Le Maire, i cili më herët tha se "Franca po bënte një luftë ekonomike kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë"
"Ruajeni gjuhën, zotërinj," shkroi në Tëitter të martën Medvedev, i cili është zëvendëskryetari aktual i Këshillit të Sigurimit të Rusisë . "Mos harroni se në historinë njerëzore, luftërat ekonomike shpesh shndërroheshin në të vërteta."
Më herët të hënën, Le Maire tha se BE do të "fillojnë luftë totale ekonomike dhe financiare kundër Rusisë".
Lajmi kryesor:
Nata e 6 e luftës, Kievi i rrethuar! Protesta kundër Putinit në të gjithë Evropën! BE 'Ok' përjashtimit të 7 bankave ruse nga sistemi SWIFT, shpëton vetëm Gazprombank











