Ish presidenti rus dhe aleati i Putinit Dimitri Medvedev ka vënë në lojë liderët europianë.
Ai heq një paralele mes Mario Draghit kryeministrit aktual të Italisë me Silvio Berlusconin duke thënë se ju nuk jeni njësoj dhe nuk ndalon me kaq por shprehet se niveli i politikanëve perëndimor ka rënë shumë vitet e fundit.
“Unë kam kohë që komunikoj me liderë të huaj dhe shoh se sa ka rënë niveli i politikanëve perëndimorë. Kjo ka ndodhur para syve të mi për njëzet vitet e fundit. Është e qartë se në Evropë nuk ka as një gjurmë të figurave politike të nivelit të Helmut Kohl, Zhak Shirak apo Margaret Thatcher.
Pa ofendim për askënd, por është e qartë për të gjithë se Mario Draghi nuk është Silvio Berlusconi dhe Olaf Scholz nuk është Angela Merkel. Këta janë njerëz të rinj dhe një i ri, për mendimin tim, larg nga epoka më e mirë e administratës publike”, shkruan Medvedev.
Medvedev, i cili shpesh shihet si zëdhënës i asaj që Kremlini po mendon, pyet “a do të paraqitej presidenti aktual i Ukrainës në një takim me presidentin Shirak me një bluzë jeshile? Sigurisht që jo. Absurde.”
Sipas Medvedev problemi i degjenerimit të politikës evropiane është kryesisht për shkak të faktit se ajo është bërë një vokal i zbehtë mbështetës për solistët amerikanë.
“Charles de Gaulle mund të kundërshtonte çdo president amerikan. Dhe tani cilët evropianë do ta bëjnë këtë pa u shtrënguar duart. Ata janë të kufizuar vetëm nga qëllimet e tyre të dobëta zgjedhore. Për një kohë të gjatë kam qenë në kontakt me liderë të huaj dhe mund të shoh se sa ka rënë niveli i politikanëve perëndimorë. Në njëzet vitet e fundit kjo ka ndodhur fjalë për fjalë para syve të mi”, shkruan ai.
Lajmi kryesor: