ELBASAN-Një mega-operacion, hetimet e të cilit kanë filluar që në vitin 2020 nga Shërbimi për Kontrollin e Brendshëm të Burgjeve, po zhvillohet në Elbasan, Peqin dhe në Vlorë. Nga sa mësohet deri tani janë lëshuar 25 urdhër-arreste, ku mes tyre përfshihen efektivë rendi, policë të burgjeve, biznesmenë e madje edhe të dënuar.

Burime për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta, bëjnë me dije se kreu i grupit që kryente aktivitet të paligjshëm ishte shefi i Policisë së Burgut të Elbasanit, Hysni Ndreu, i cili është arrestuar nga policia. Në bashkëpunim, këta zyrtarë lejonin futjen e drogës në institucionet e vuajtjes së dënimit si dhe të lojërave të fatit e sendeve të paligjshme.

Janë edhe 11 punonjës të burgjeve të arrestuar, në IEVP Elbasan, IEV Peqin, IEVP Drenovë. Po ashtu urdhër ndalimi si pjesë e grupit është dhënë edhe për 9 të burgosur ku disa prej tyre njihen sit të burgosurit “VIP” për shkak të krimeve të bëra. Ndër emrat e 'spikatur' si të përfshirë në këtë mega operacion janë Arben Grori, Klajdi Gjeçi, Aleksandër Sinanaj dhe Aleksandër Llanaj.

Në pranga kanë rënë edhe disa biznesmenë, konkretisht burrë e grua të cilët operojnë më dyqan pranë burgut të Peqinit. Një pjesë prej të arrestuarve janë edhe biznesmenë nga Vlorë të cilët akuzohen për lojëra fati.

Urdhër-arrestet janë dhënë për veprat penale, shpërdorim detyre, korrupsion dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm. Për ekzekutimin e urdhër-arresteve janë ndërmarrë veprime të gjera në të gjithë qarkun e Elbasanit, nën drejtimin e kreut të prokurorisë Kreshnik Ajazi. Në këtë operacion po marrin pjesë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Njësia Operacionale.

Aksioni u bë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve pasi filloi hetimin që në vitin 2021 dhe Forcat Operacionale te Drejtorise së Përgjithshme të Burgjeve, të ciltë kanë kryer kontrolle në ambientet e brendshme në burgje deri edhe në qeli.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:03
Zbardhen emrat e të arrestuarve nga megaoperacioni  në Elbasan

1643741681_foto001.jpg

Zbardhen emrat e të arrestuarve nga megaoperacioni  në Elbasan.

Gazmir Meta
 Elvis Gjoci
Gentian Gjata, pronar lokali,
Gentian Mino i dënuar në Elbasan
Mikel Gjella i paraburgosur
Delin Hajdari në Korçë i dënuar
Luljeta Gjata
Aleksander Sinani i dënuar në Peqin
Aleksandër Alibashi
Veli Bici punonjës policie Peqin.

Ora 23:55
Mega-operacioni me 25 urdhra arrestimesh, 11 punonjës të burgjeve në pranga! Mes tyre personazhe të njohur(EMRAT)

ELBASAN-  Burime nga Report Tv  bëjnë të ditur se janë 11 punonjës të burgjeve të arrestuar, në IEVP Elbasan, IEV Peqin, IEVP Drenovë. Po ashtu urdhër ndalimi si pjesë e grupit është dhënë edhe për 9 të burgosur ku disa prej tyre njihen sit të burgosurit “VIP” për shkak të krimeve të bëra. Ndër emrat e 'spikatur' si të përfshirë në këtë mega operacion janë Arben Grori, Klajdi Gjeçi, Aleksandër Sinanaj dhe Aleksandër Llanaj.

Në pranga kanë rënë edhe disa biznesmenë, konkretisht burrë e grua të cilët operojnë më dyqan pranë burgut të Peqinit. Një pjesë prej të arrestuarve janë edhe biznesmenë nga Vlorë të cilët akuzohen për lojëra fati.

Kush janë të burgosurit e përfshirë dhe për çfarë janë dënuar?

Aleksandër Llanaj  është shpallur fajtor për vrasjen e tre të rinjve në prill të viti 2015 në Vlorë e dhe është dënuar me burgim të përjetshëm e më pas me 35 vite burgim nga të tre shkallët e gjyqësorit në Shqipëri.

Aleksandër Sinanaj dyshohet si një nga grabitësit e maskuar të Bankës Kombëtare Tregtare që ndodhet në lagjen “Hajro Çakërri” në qytetin e Vlorës, një ngjarje që ndodhi në 15.08.2011.

Arben Grori, është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1999 nga Gjykata e Pestë Penale e Milanos në Itali, vendim që u njoh dhe u la në fuqi më pas dhe nga Gjykata e apelit, po në Milano. Grori u gjet fajtor për vrasjen e Zyberit, në një spital në Milano, ku ndodhej i shtruar.

Klajdi Gjeci, mik i shullazit u kap në Tiranë për shitje narkotikësh në Maj 2020

Ora 21:38
Zbulohet kush është kreu i skemës që lejonte futjen e drogës nëpër qeli, shef i Policisë në burgun e Elbasanit

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve si dhe Forcat Operacionale te Drejtorise së Përgjithshme të Burgjeve, po bëjnë kontrolle në ambientet e brendshme në burgje. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Hysni Ndreu, shef policie në burgun e Elbasanit, ishte në krye të skemës së abuzimit për futjen e drogës e sendeve të paligjshme në qeli.

Ora 21:13
Mbushën qelitë me drogë e lojëra fati, hetimi për zyrtarët e të dënuarit nisi në 2020! Operacioni i policisë i shtrirë në Vlorë, Peqin e Elbasan

Efektivët e policisë në burgje në bashkëpunim me të dënuar e efektivë të rendit dyshohet se kanë lejuar futjen e drogës, sende të tjera të paligjshme, dhe lojëra fati. Hetimi ka nisur nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve që në vitin 2020, në disa burgje dhe qytete. Operacioni i policisë po zhvillohet në Vlorë, Peqin dhe në Elbasan.

Ora 20:08
Operacioni i policisë ne Elbasan/ Efektivët lejuan futjen e drogës në qeli, urdhër ndalimi edhe për të burgosur ‘VIP’

Detaje të reja mësohet nga mega-operacioni që po zhvillon policia në Elbasan, ku janë lëshuar 25-urdhër-ndalimi për disa efektivë burgjesh dhe zyrtarë të cilët kanë shpërdoruar detyrën. Po ashtu urdhër-ndalimi janë lëshuar edhe për të burgosur “VIP” të cilët në bashkëpunim me zyrtarë të burgjeve kanë mundur të fusin sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike në ambientet e burgjeve.

Ora 19:50
Detaje nga mega-operacioni në Elbasan, mes tyre efektivë të burgut të Peqinit dhe biznesmenë

Detaje të reja mësohen nga mega-operacioni që po zhvillohet ditën e sotme në Elbasan. Burime për Report Tv bëjnë me dije se është dhënë urdhër-arresti edhe për disa punonjës të burgut të Peqinit për shpërdorim detyre, kryesisht policë të burgut edhe biznesmenë. Urdhër arrestet janë për veprat penale, shpërdorim detyre, korrupsion dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm.