Efektivë burgjesh e të burgosur VIP 'mbushën' qelitë me drogë, lëshohen 25 urdhër-arreste në Elbasan, Peqin e Vlorë! Arrestohet kreu i skemës, shefi i Policisë së Burgjeve në Elbasan (EMRAT)

ELBASAN-Një mega-operacion, hetimet e të cilit kanë filluar që në vitin 2020 nga Shërbimi për Kontrollin e Brendshëm të Burgjeve, po zhvillohet në Elbasan, Peqin dhe në Vlorë. Nga sa mësohet deri tani janë lëshuar 25 urdhër-arreste, ku mes tyre përfshihen efektivë rendi, policë të burgjeve, biznesmenë e madje edhe të dënuar.

Burime për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta, bëjnë me dije se kreu i grupit që kryente aktivitet të paligjshëm ishte shefi i Policisë së Burgut të Elbasanit, Hysni Ndreu, i cili është arrestuar nga policia. Në bashkëpunim, këta zyrtarë lejonin futjen e drogës në institucionet e vuajtjes së dënimit si dhe të lojërave të fatit e sendeve të paligjshme.

Janë edhe 11 punonjës të burgjeve të arrestuar, në IEVP Elbasan, IEV Peqin, IEVP Drenovë. Po ashtu urdhër ndalimi si pjesë e grupit është dhënë edhe për 9 të burgosur ku disa prej tyre njihen sit të burgosurit “VIP” për shkak të krimeve të bëra. Ndër emrat e 'spikatur' si të përfshirë në këtë mega operacion janë Arben Grori, Klajdi Gjeçi, Aleksandër Sinanaj dhe Aleksandër Llanaj.

Në pranga kanë rënë edhe disa biznesmenë, konkretisht burrë e grua të cilët operojnë më dyqan pranë burgut të Peqinit. Një pjesë prej të arrestuarve janë edhe biznesmenë nga Vlorë të cilët akuzohen për lojëra fati.

Urdhër-arrestet janë dhënë për veprat penale, shpërdorim detyre, korrupsion dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm. Për ekzekutimin e urdhër-arresteve janë ndërmarrë veprime të gjera në të gjithë qarkun e Elbasanit, nën drejtimin e kreut të prokurorisë Kreshnik Ajazi. Në këtë operacion po marrin pjesë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Njësia Operacionale.

Aksioni u bë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve pasi filloi hetimin që në vitin 2021 dhe Forcat Operacionale te Drejtorise së Përgjithshme të Burgjeve, të ciltë kanë kryer kontrolle në ambientet e brendshme në burgje deri edhe në qeli.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:03
Zbardhen emrat e të arrestuarve nga megaoperacioni  në Elbasan

1643741681_foto001.jpg

Zbardhen emrat e të arrestuarve nga megaoperacioni  në Elbasan.

Gazmir Meta
 Elvis Gjoci
Gentian Gjata, pronar lokali,
Gentian Mino i dënuar në Elbasan
Mikel Gjella i paraburgosur
Delin Hajdari në Korçë i dënuar
Luljeta Gjata
Aleksander Sinani i dënuar në Peqin
Aleksandër Alibashi
Veli Bici punonjës policie Peqin.

Ora 23:55
Mega-operacioni me 25 urdhra arrestimesh, 11 punonjës të burgjeve në pranga! Mes tyre personazhe të njohur(EMRAT)

ELBASAN-  Burime nga Report Tv  bëjnë të ditur se janë 11 punonjës të burgjeve të arrestuar, në IEVP Elbasan, IEV Peqin, IEVP Drenovë. Po ashtu urdhër ndalimi si pjesë e grupit është dhënë edhe për 9 të burgosur ku disa prej tyre njihen sit të burgosurit “VIP” për shkak të krimeve të bëra. Ndër emrat e 'spikatur' si të përfshirë në këtë mega operacion janë Arben Grori, Klajdi Gjeçi, Aleksandër Sinanaj dhe Aleksandër Llanaj.

Në pranga kanë rënë edhe disa biznesmenë, konkretisht burrë e grua të cilët operojnë më dyqan pranë burgut të Peqinit. Një pjesë prej të arrestuarve janë edhe biznesmenë nga Vlorë të cilët akuzohen për lojëra fati.

Kush janë të burgosurit e përfshirë dhe për çfarë janë dënuar?

Aleksandër Llanaj  është shpallur fajtor për vrasjen e tre të rinjve në prill të viti 2015 në Vlorë e dhe është dënuar me burgim të përjetshëm e më pas me 35 vite burgim nga të tre shkallët e gjyqësorit në Shqipëri.

Aleksandër Sinanaj dyshohet si një nga grabitësit e maskuar të Bankës Kombëtare Tregtare që ndodhet në lagjen “Hajro Çakërri” në qytetin e Vlorës, një ngjarje që ndodhi në 15.08.2011.

Arben Grori, është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1999 nga Gjykata e Pestë Penale e Milanos në Itali, vendim që u njoh dhe u la në fuqi më pas dhe nga Gjykata e apelit, po në Milano. Grori u gjet fajtor për vrasjen e Zyberit, në një spital në Milano, ku ndodhej i shtruar.

Klajdi Gjeci, mik i shullazit u kap në Tiranë për shitje narkotikësh në Maj 2020

Ora 21:38
Zbulohet kush është kreu i skemës që lejonte futjen e drogës nëpër qeli, shef i Policisë në burgun e Elbasanit

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve si dhe Forcat Operacionale te Drejtorise së Përgjithshme të Burgjeve, po bëjnë kontrolle në ambientet e brendshme në burgje. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Hysni Ndreu, shef policie në burgun e Elbasanit, ishte në krye të skemës së abuzimit për futjen e drogës e sendeve të paligjshme në qeli.

Ora 21:13
Mbushën qelitë me drogë e lojëra fati, hetimi për zyrtarët e të dënuarit nisi në 2020! Operacioni i policisë i shtrirë në Vlorë, Peqin e Elbasan

Efektivët e policisë në burgje në bashkëpunim me të dënuar e efektivë të rendit dyshohet se kanë lejuar futjen e drogës, sende të tjera të paligjshme, dhe lojëra fati. Hetimi ka nisur nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve që në vitin 2020, në disa burgje dhe qytete. Operacioni i policisë po zhvillohet në Vlorë, Peqin dhe në Elbasan.

Ora 20:08
Operacioni i policisë ne Elbasan/ Efektivët lejuan futjen e drogës në qeli, urdhër ndalimi edhe për të burgosur ‘VIP’

Detaje të reja mësohet nga mega-operacioni që po zhvillon policia në Elbasan, ku janë lëshuar 25-urdhër-ndalimi për disa efektivë burgjesh dhe zyrtarë të cilët kanë shpërdoruar detyrën. Po ashtu urdhër-ndalimi janë lëshuar edhe për të burgosur “VIP” të cilët në bashkëpunim me zyrtarë të burgjeve kanë mundur të fusin sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike në ambientet e burgjeve.

Ora 19:50
Detaje nga mega-operacioni në Elbasan, mes tyre efektivë të burgut të Peqinit dhe biznesmenë

Detaje të reja mësohen nga mega-operacioni që po zhvillohet ditën e sotme në Elbasan. Burime për Report Tv bëjnë me dije se është dhënë urdhër-arresti edhe për disa punonjës të burgut të Peqinit për shpërdorim detyre, kryesisht policë të burgut edhe biznesmenë. Urdhër arrestet janë për veprat penale, shpërdorim detyre, korrupsion dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 02/02/2022 14:18

    Mendoj qe eshte operacioni i drejtorit te ri te burgjeve. Me sa kam kuptuar nuk ja hedh dot njeri dhe nuk perzihet me keto lloj skemash. Po ta keni ndjekur te njejtat gjera kane ndodhur kur ka qene ne dogane dhe ne polici. Droge, hashash, eksplozive, cigare, alkol kontrabande te bllokuara me sasi shume te medha. Ose pastaj kane qene agjensite e huaja se ska spjegim tjeter. Te kta te prokurorise skam shume besim. Ne kete rast po marrin meritat kot sikur e bene vete po aty e kane pasur dosjen

    Përgjigju
  • Vesh gjati: 02/02/2022 08:22

    Po në burgun e peqinit dihesh kush ishin policat qe fusin gjojna te paligjshme. Do jete superize po ta ket hong kot naj polici I thjesht I burgjeve. Jam shum kurjoz kurte dalin emrat e policeve te burgut te peqinit. Se ato e Di gjith shqiperija se kush esht.vec shtetit se shteti gjynof nuk Di gjo se kush i bo keto prapesira.

    Përgjigju
  • Loni: 02/02/2022 06:03

    Show mediatik pa sens... Cuditerisht clidhje ka ai shefi I elbasanit me vloren peqinin se kuptoj apo çobance me tufen...nejse ketu ka cudira mbase edhe koka e strumbullari I cdo gjeje... Pastaj ne burg gjithmone ka pasur sense te pa ligjshme mjafton te paguash se mos eshte fenomen I ri.

    Përgjigju
  • Thashethemi: 01/02/2022 23:18

    Vetem në burgun e peqinit duhet te ishin 30 veta te arrestuar..gerrrmonini se dogjeni Dhe shum te tjere.jo vetem kan futur Gjojna te paligjsme por dhe kan bo gjoba dhe kercenime. Te burgosurit me telefonat e gardjaneve.

    Përgjigju
    • artan: 04/02/2022 08:59

      foli gardiani qe e ka mizen nen kesule... hahahaha

    • Loni: 02/02/2022 06:00

      Lale ska shance me pas telefon gardiani ne institucion Brenda... As drejtori ska telefon Jo me gardiani 01 ka kodin... Mos shiko filma se te coins ne drejtim injorance.eshtu qe informohu nga tavolina tjeter me mire here tjeter...

  • Arbërori: 01/02/2022 22:00

    Patronazhistat e Rilindjes, vipa pa shaka !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?