Arrestimi i Gjokës/ Video nga momenti i arrestimeve! 'Arrest me burg' për 8 persona, 9 në kërkim! Sekuestrohet arsenal armësh e municion luftarak

TIRANË-  Forcat RENEA, FNSH dhe Forcat Operacionale kanë marrë pjesë në operacionin e arrestimit të anëtarëve të grupit kriminal dhe zyrtarëve të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me ta, mes tyre ish-shefi i operacionales Oltion Bistri e prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita dhe Ardit Hasanbegaj.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Metamorfoza’, janë ekzekutuar masat ‘arrest me burg’ për 6 persona biznesmenin Pëllumb Gjoka, shoqëruesi i tij Edmond Preka, Ardit Hasanbegaj, Astmer Bilali, Oltion Bistri e Xhevahir Lita. 

Gjithashtu gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë Sabjan Troshani, 21 vjeç, dhe Nehat Fojleta, 24 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ndërkohë janë ende në kërkim për 9 persona, mes tyre Behar e Denis Bajri dhe Ervis Martinaj, Elion Hato, Prek Kodra, Klaudio Haka, Aleks Ndreka, Arsat Bashli e Bardhyl Mavraj. Gjithashtu gjatë operacionit u arrestuan në  flagrancë Sabjan Troshani dhe Nehat Fojleta.

Policia e Shtetit ka publikuar videon e megaoperacionit të koduar "Metamorfoza" ku duket që forcat speciale kanë angazhuar edhe dronë.

Gjatë kontrolleve të ushtuara në Shkodër, Lezhë, Vlorë dhe Tiranë, policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh, 8 armë zjarri (6 pistoleta, 1 automatik, 1pushkë), municion luftarak, 19 karikatorë për mbajtje municionesh, 2 baza për vendosje snajperi, 3 armë gjahu, 2 baza karikues radiosh policie, 2 armë të ftohta, 3 maska, 1 paruke, 8 automjete (4 prej tyre të blinduara), 1 kamera kurth, 2 targa automjetesh. Po ashtu policia ka sekuestruar 3 ora dore të markave të shtrenjta, 3 409 000 lekë, 31 205 euro,  4 400 dollarë,  3 USB, 7 DVR, 28 celularë dhe 1 laptop. Armët e sekuestruara dhe provat e tjera materiale do të dërgohen në laboratorin e Policisë Shkencore në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Akuzat

Pëllumb Gjoka, 49 vjeçar banues në Tiranë, u arrestua për: “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal,  “Grupi i strukturuar kriminal” “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Akuza kanë lidhje me vrasjen e shtetasit  Gjin Ndojt, (i njohur dhe si Gjin Boriçi) ndodhur në Shkodër më 9 gusht 2020

-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” Akuza ka lidhje me plagosjen e Kleant Musabelliut ndodhur në shtator 2020

 “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” në dëm të shtetasve Dorjan Dhuli, Ibrahim Lici. Ngjarja e ndodhur në 2020

-“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim; 

-“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Edmond Preka 46 vjeç, banues në Velipojë, u arrestua si i dyshuar për veprat penale: “Vrasje me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Akuza kanë lidhje me vrasjen e shtetasit  Gjin Ndojt, (i njohur dhe si Gjin Boriçi) ndodhur në Shkodër më 9 gusht 2020

-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu.

-“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”.

Astmer Bilali, 34 vjeç, banues në Shkodër, u arrestua si i dyshuar për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” në dëm të shtetasve Dorjan Dhuli, Ibrahim Lici dhe Gent Tafili.

Ardit Hasanbenga, 41 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua si i dyshuar për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë te bashkepunimit, ate të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” në dëm të shtetasve Dorjan Dhuli, Ibrahim Lici.

Oltion Bistri, 41 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose te dhenave sekrete”;

Xhevahir Lita, 50 vjeç, u arrestua për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organëve të drejtësise”, kryer dy herë dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Janë shpallur në kërkim shtetasit

Behar Bajri Brahovic, 43 vjeç nga Shkodra
Denis Bajri Brahovic,45 vjeç nga Shkodra 
 Elion Hato  33 vjeç, nga Shkodra 
Arsat Bashli, 26 vjeç nga Shkodra 
Bardhyl Marvraj,  41 vjeç,nga Shkodra 
E. R., 41 vjeç, banues në Kurbin;
Klaudio Haka, 33 vjeç, banues në Pukë;
Prek Kodra 47 vjeç, banues në Malësi të Madhe;
Aleks Ndreka, 46 vjeç, banues në Lezhë

Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunm me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, vijojnë punën hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. 


Lajmi kryesor:

Arrestimi i Gjokës/ Dekodimi i 'Sky' dhe 'Encro' i nxorri zbuluar: Pëllumb Gjoka plan me Behar Bajrin për të vrarë Kleant Musabelliun! Martinaj porositi vrasjen e Gjin Ndojit! Pagesa 100-110 mijë euro


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër