Arrestimi i Gjokës/ Dekodimi i 'Sky' dhe 'Encro' i nxorri zbuluar: Pëllumb Gjoka plan me Behar Bajrin për të vrarë Kleant Musabelliun! Martinaj porositi vrasjen e Gjin Ndojit! Pagesa 100-110 mijë euro

SPAK ka zbardhur një vrasje dhe tri tentative vrasjesh falë bisedave të grupeve kriminale të kryera në “Sky” dhe “Encro chat”. Nxjerrja e të dhënave nga hetuesit francezë të dosjes së grupit “Bajri” dhe transferimi i tyre në Shqipëri zbardhi rolin e Ervis Martinaj e biznesmenit Pëllumb Gjoka në porositjen e vrasjes së Gjin Ndojit për 110 mijë euro. Shefi i operacionales në polici Oltion Bistri komunikonte me Ervis Martinajn duke e informuar për operacionet ndërsa prokurori Xhevahir Lita mbyllte dosjet.  

110 mijë euro për vrasjen
Nuk dihet shkaku pse Martinaj e donte të vrarë Ndojin, por ai pagoi 110 mijë euro për ta bërë atë. Ishte Gjoka më pas, që pajtoi Behar Bajrin në Shkodër për të kryer ekzekutimin. Bajri edhe pse kërkoi vrasës jashtë, u detyrua ta kryente vetë porosinë bashkë me ndihmësin e tij Denis Brajovic.  “Kam folur me disa të huaj për vrasjen”, i thotë Bajri - Gjokës: Jepu sa para të duan, ia kthen ai. Gjin Ndoji (Boriçi) u ekzekutua me dy plumba në kokë, një në shpatull në Shkodër. Atëkohë u fol se Ndoji dhe Bajri ishin shokë dhe të dyshuarit i shkuan viktimës në varrim, pinë kafen e ngushëllimit në familjen e tij. 

Kur hetuesit po shkonin drejt autorëve, Pëllumb Gjoka i thotë Ardit Hasanbegajt shef policie në Shkodër: Mos heto kur nuk ke prova.

Nga ana tjetër Oltion Bistro, komisari i operacionaleve, njoftonte Martinajt për lëvizjet e policisë. Në anë të Bajrave, qendronte prokurori Xhevair Lita. Ai njihej si “pastruesi”, duke pushuar akuza apo mbyllur hetime, jo vetëm në proceset e tij, por edhe tek kolegët.  

Shkëmbim vrasjesh
Në biznesnin e vrasjeve nuk jepej vetëm para. Pëllumb Gjoka kërkonte që të vritej Kleant Musabelliu, i cili në atë kohë mbante postin e specialistit të SHKB-së së burgjeve. Ky i fundit e kishte plagosur biznesmenin në shtator 2017. Gjoka kontaktoi Behar Bajrin duke i kërkuar ta eliminonte. Nga bisedat e përgjuara duket që Bajri dhe Martinaj kanë shkëmbyer objektivët e tyre. Bajri eliminoi Boriçin për interes të Martinajt dhe ky i fundit do të vriste Kleanth Musabelliun, por vrasje e cila nuk u realizua.

Çkodimi i mesazheve
Çkodimi i mesazheve në aplikacionet “Sky” dhe “Encro” nxori zbuluar zyrtarë të lartë shtetërorë dhe eksponentë të krimit të organizuar pjesë e të cilëve u arrestuan dje nga SPAK. Emrat e parë që tërhoqën vëmëndjen e opinionit, ishte arrestimi i biznesmenit Pëllumb Gjoka, drejtuesit të prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita dhe ish-drejtuesit të Grupit të Operacionales, Olti Bistri. 

Ervis Martinaj i zhdukur prej 1 viti pa gjurmë dhe Behar Bajri, plotësuan tablonë e grupit kriminal të mirëorganizuar të shpallur në kërkim. Të gjithë gjenden të mpleksur tek vrasja e Gjin Ndojit. Kjo vrasje dhe zbardhja e tre tentativave për vrasje, duke se i fundosi të gjithë. Grupi bëri plan për të vrarë Kleant Musabelliun, Ibrahim Licin, Dorian Dhuli, Taulant Pepajn,  Genc Tafilin dhe vëllain e Dhulit.

 12 akuza dhe 15 urdherarreste

24 orë pas operacionit SPAK doli sot (28 korrik) zyrtarisht duke ngritur 12 akuza nga "vrasja' tek "grupi strukturuar kriminal". 

SPAK ka të arrestuar 6 nga 15 personat që u janë firmosur urdhërarrestet pas dosjes që mbërriti nga Franca me mesazhet e zbuluara të aplikacioneve SKY dhe ENCRO. 

Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Ardit Hasanbegaj, Astmer Bilali, Oltion Bistri dhe Xhevahir Lita, dhe dy të tjerë,  kurse në kërkim Behar Bajri, Ervis Martinaj, Elion Hato, Denis Brajoviç, Bardhyl Mavraj, Aleks Ndreka dhe Prek Kodra i cili në mediat e Kosovës, doli si person i përfshirë në një plan për sulm në 2021, ndaj Albin Kurti.

Gjithashtu gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë Sabjan Troshani, 21 vjeç, dhe Nehat Fojleta, 24 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

E gjitha u arrit pas një bashkëpunimi të Eurojust, Europol dhe agjencitë belge, hollandeze dhe franceze. Në 26 banesa dhe ambiente u gjetën dhe u sekuestruan makina, telefona, armë zjarri të ndryshme, maska, pajisje elektronike, pajisje elektronike monitorimi, servera dhe kamera, me të cilat monitoreshin ambjente të jashtme në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës. 

Të arrestuar deri tani 
-Pëllumb Gjoka
-Edmond Preka
-Astmer Bilali
-Ardit Hasanbenga
-Oltion Bistri
-Xhevahir Lita
-Sabjan Troshani i arrestuar në flagrancë
-Nehat Fojleta i arrestuar në flagrancë
Në kërkim
-Behar Bajri Brahovic
-Ervis Martinaj 
-Denis Bajri Brahovic
-Klaudio Haka
-Prek Kodra
-Aleks Ndreka
-Arsat Bashli
-Bardhyl Marvraj
- Elion Hato

Identifikohen 4 ngjarje kriminale në Shkodër
SPAK thotë se ka identifikuar autorët e dyshuar të 4 ngjarjeve kriminale të ndodhur gjatë vitit 2020 dhe 2021 në Shkodër. Bëhet fjalë për:

-Vrasjen Gjin Boriçi Ndoji, në Shkodër në gusht 2020.

-Vrasjen e mbetur në tentativë të Taulant Pepaj, në Shkodër në shkurt 2021

-Sigurimin e kushteve për vrasjen e Kleant Musabelliut në Tiranë shtator 2020.

-Sigurimin e kushteve për vrasjen e Dorjan Dhuli, Ibrahim Licit dhe Genc Tafilit, në 2020.

Datat e dosjes
Janar 2023 - SPAK regjistron procedimin penal
Më 23 korrik 2023, firmosen 15 masa sigurie "arrest me burg" nga GJKKO.
Më  24 korrik 2023 miratohet kërkesa për lejimin e kontrollit të 14 ambjenteve të ndryshme.
Më 27 korrik 2023 ekzekutohet vendimi për arrestimin e biznesmenin Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, shoqëruesi i tij, Astmer Bilalin, Ardit Hasanbenga, Oltion Bistri dhe Xhevahir Lita. 9 të tjerë në kërkim.

26 banesa të kontrolluara
Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në 26 banesa dhe ambjente ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete të ndryshme, telefona, armë zjarri të ndryshme, maska, pajisje elektronike, pajisje elektronike monitorimi (servere dhe kamera) me të cilat monitoreshin ambjente të jashtme në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës.

Kur nisën hetimet?
Vetë kreu i SPAK, Altin Dumani dhe ish kreu i kësaj strukture Arben Kraja janë kujdesur të kopsisin dosjen ku renditen 12 akuza. 
Procedimi i SPAK ka nisur më 16 janar 2023 për veprat penale  “Vrasja me paramendim”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ekspertimi i rremë”, “Fallsifikimi i dokumenteve”, “Trafikimit të narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, vepra këto të parashikuara nga nenet 78, 319/ç, 319, 110, 248, 309, 278, 283/a, 333/a, 334 dhe 287 të Kodit Penal. Për këtë procedim Strukturat e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë  bashkëpunuar në mënyrë intensive me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese belge, hollandeze dhe franceze.

Më 23 korrik u firmosën masat e sigurisë "arrest me burg" 
-Behar Bajri - Anëtar i bandës së Bajrave në Shkodër
-Ervis Martinaj- I shumëkërkuari, bosi i lojërave të fatit. 
-Pëllumb Gjoka- Biznemeni i plazhit 'ADA' në Velipojë
-Edmond Preka- Shoqëruesi i biznesmenit Pëllumb Gjoka
-Ardit Hasanbenga- Ish krimeve në Berat dhe më pas Shkodër
-Astmer Bilali- Anëtari i Bajrave, ish boksier i Vllazënisë
-Elion Hato - Miku i Ervis Martinaj
-Oltion Bistri  - Ish shefi i Operacionales 
-Xhevahir Lita - Drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit
-Denis Brajoviç - Dyshohet se është anëtar i grupit të Bajrave
-Klaudio Haka
-Prek Kodra
-Aleks Ndreka
-Bardhyl Marvraj
-Arsat Bashli

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:32
Si u vra Gjin Ndoji me një plumb në kokë, atentati në Vau i Dejës dhe makina e djegur e autorëve! Zbardhja dhe identifikimi i autorëve tre vite më pas

1690573075_gjinndoji.jpg

Mëngjesi i 9 gushtit 2020 në  Vaun e Dejës u trondit nga një atentat. Rreth orës 05:55 minuta në fshatin Shjezë, ekzekutohet me plumb në kokë Gjin Ndoji (Boriçi).

Trupi i tij i pajetë u gjet pak metra larg automjetit tip "BMW", që viktima kishte marrë me qera pak ditë para vrasjes ndërsa në vendngjarje u zbuluan 3 gëzhoja tip kallashnikovi. Pista e hetimit ishin larje hesapesh shkruante shqiptarja.com atëherë.

Pak pas atentatit, 1 km larg vendit ku u qëllua për vdekje i riu u gjet e djegur një makinë që dyshohej se i përkiste autorëve. Makina e djegur  tip "Benz" me targa AA 346 LC të cilat figuronin që ishin denoncuar të vjedhura që më 20 qershor të atij viti në Ishëm

Tre vjet më pas, 27 korrik 2023, Prokuroria e Posaçme SPAK informon se ka zbuluar autorët e dyshuar të këtij krimi të rëndë.

Kanë qenë mesazhet e dekoduara në “Sky” dhe “Encro chat” që kanë zbuluar autorët dhe se Ervis Martinaj donte të vrarë  Ndojin.

Nuk dihet shkaku pse Martinaj e donte të vrarë Ndojin. Ishte Gjoka më pas, që pajtoi Behar Bajrin në Shkodër për të kryer ekzekutimin. Bajri edhe pse kërkoi vrasës jashtë, u detyrua ta kryente vetë porosinë bashkë me ndihmësin e tij Denis Brajovic.  Atëkohë u fol se Ndoji dhe Bajri ishin shokë dhe të dyshuarit i shkuan viktimës në varrim, pinë kafen e ngushëllimit në familjen e tij.

Nga bisedat e përgjuara duket që Bajri dhe Martinaj kanë shkëmbyer objektivët e tyre. Bajri eliminoi Boriçin për interes të Martinajt dhe ky i fundit do të vriste Kleant Musabelliun, vrasje të cilën e kërkonte Pëllumb Gjoka pasi Kleanti kishte tentuar ta vriste në 2017. Vrasja e Kleant Musabelliut nuk u realizua.

Ora 18:42
Arrestimi i Gjokës/ Ja si ‘bosët’ në Shkodër fusnin në kurth policët dhe rivalët, vëzhgonin çdo lëvizje

1690562261_kamera.jpg

Policia e shtetit ka publikuar pamjet e operacionit të arrestimit të tetë personave, nëntë të tjerë janë në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza. Nga pamjet e nxjerra nga policia e Shtetit u evidentua se në Shkodër kishte një qendër monitorimi që përdorej nga eksponentët e krimit.

Gjatë operacionit u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i provave materiale të mëposhtme: 8 armë zjarri (6 pistoleta, 1 automatik, 1pushkë), municion luftarak, 19 karikatorë për mbajtje municionesh, 2 baza për vendosje snajperi, 3 armë gjahu, 2 baza karikues radiosh policie, 2 armë të ftohta, 3 maska, 1 paruke, 8 automjete (4 prej tyre të blinduara), 1 kamera kurth, 2 targa automjetesh, 3 ora dore të markave të shtrenjta, 3 409 000 lekë, 31 205 euro, 4 400 dollarë, 3 USB, 7 DVR, 28 celularë dhe 1 laptop.

 

Ora 15:34
Arrestimi i Gjokës/ Video nga momenti i arrestimeve! 'Arrest me burg' për 8 persona, 9 në kërkim! Sekuestrohet arsenal armësh e municion luftarak

TIRANË-  Forcat RENEA, FNSH dhe Forcat Operacionale kanë marrë pjesë në operacionin e arrestimit të anëtarëve të grupit kriminal dhe zyrtarëve të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me ta, mes tyre ish-shefi i operacionales Oltion Bistri e prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita dhe Ardit Hasanbegaj.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Metamorfoza’, janë ekzekutuar masat ‘arrest me burg’ për 6 persona biznesmenin Pëllumb Gjoka, shoqëruesi i tij Edmond Preka, Ardit Hasanbegaj, Astmer Bilali, Oltion Bistri e Xhevahir Lita. 

Gjithashtu gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë Sabjan Troshani, 21 vjeç, dhe Nehat Fojleta, 24 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ndërkohë janë ende në kërkim për 9 persona, mes tyre Behar e Denis Bajri dhe Ervis Martinaj, Elion Hato, Prek Kodra, Klaudio Haka, Aleks Ndreka, Arsat Bashli e Bardhyl Mavraj. Gjithashtu gjatë operacionit u arrestuan në  flagrancë Sabjan Troshani dhe Nehat Fojleta.

Policia e Shtetit ka publikuar videon e megaoperacionit të koduar "Metamorfoza" ku duket që forcat speciale kanë angazhuar edhe dronë.

Gjatë kontrolleve të ushtuara në Shkodër, Lezhë, Vlorë dhe Tiranë, policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh, 8 armë zjarri (6 pistoleta, 1 automatik, 1pushkë), municion luftarak, 19 karikatorë për mbajtje municionesh, 2 baza për vendosje snajperi, 3 armë gjahu, 2 baza karikues radiosh policie, 2 armë të ftohta, 3 maska, 1 paruke, 8 automjete (4 prej tyre të blinduara), 1 kamera kurth, 2 targa automjetesh. Po ashtu policia ka sekuestruar 3 ora dore të markave të shtrenjta, 3 409 000 lekë, 31 205 euro,  4 400 dollarë,  3 USB, 7 DVR, 28 celularë dhe 1 laptop. Armët e sekuestruara dhe provat e tjera materiale do të dërgohen në laboratorin e Policisë Shkencore në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Akuzat

Pëllumb Gjoka, 49 vjeçar banues në Tiranë, u arrestua për: “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal,  “Grupi i strukturuar kriminal” “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Akuza kanë lidhje me vrasjen e shtetasit  Gjin Ndojt, (i njohur dhe si Gjin Boriçi) ndodhur në Shkodër më 9 gusht 2020

-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” Akuza ka lidhje me plagosjen e Kleant Musabelliut ndodhur në shtator 2020

 “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” në dëm të shtetasve Dorjan Dhuli, Ibrahim Lici. Ngjarja e ndodhur në 2020

-“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim; 

-“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Edmond Preka 46 vjeç, banues në Velipojë, u arrestua si i dyshuar për veprat penale: “Vrasje me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Akuza kanë lidhje me vrasjen e shtetasit  Gjin Ndojt, (i njohur dhe si Gjin Boriçi) ndodhur në Shkodër më 9 gusht 2020

-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu.

-“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”.

Astmer Bilali, 34 vjeç, banues në Shkodër, u arrestua si i dyshuar për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” në dëm të shtetasve Dorjan Dhuli, Ibrahim Lici dhe Gent Tafili.

Ardit Hasanbenga, 41 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua si i dyshuar për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë te bashkepunimit, ate të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” në dëm të shtetasve Dorjan Dhuli, Ibrahim Lici.

Oltion Bistri, 41 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose te dhenave sekrete”;

Xhevahir Lita, 50 vjeç, u arrestua për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organëve të drejtësise”, kryer dy herë dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Janë shpallur në kërkim shtetasit

Behar Bajri Brahovic, 43 vjeç nga Shkodra
Denis Bajri Brahovic,45 vjeç nga Shkodra 
 Elion Hato  33 vjeç, nga Shkodra 
Arsat Bashli, 26 vjeç nga Shkodra 
Bardhyl Marvraj,  41 vjeç,nga Shkodra 
E. R., 41 vjeç, banues në Kurbin;
Klaudio Haka, 33 vjeç, banues në Pukë;
Prek Kodra 47 vjeç, banues në Malësi të Madhe;
Aleks Ndreka, 46 vjeç, banues në Lezhë

Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunm me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, vijojnë punën hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. 

Ora 14:28
Arrestimi i Gjokës/ Mes personave në kërkim edhe Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin

 

Në dosjen voluminoze të SPAK pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin Sky dhe Encro prej autoriteve franceze, që çoi në arrestimin e disa personave, del edhe emri  i Prek Kodrës, snajperistit të verifikuar për disa vrasje në Shqipëri dhe Kosovë.  kEmri i Kodrës doli dhe në një raport të Shërbimit Informativ Shtetëror, ku flitej si një nga personat që do kryenin vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Informacioni për vrasjen e mundëshme të Kurtit, doli në një nga emaelet e ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano që u publikua nga hakerat iranianë. Në një dokument secret, publikuar edhe në mediat e Kosovës, Njësia Kundër Terrorizmit vendase në vitin 2021, kishte marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ  Xhavit Halitit, ish-deputet.

I dyshuari ishte Prek Kodra, shtetas shqiptar. Në dokument thuhej se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve dhe dyshohej se ishte përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Në emisionin Pressing, në T7, Kodra ka mohuar gjithçka rreth akuzave në drejtim të tij.

“Ç’ka me spjegu, se është diçka që vetëm kanë shpik sikur kanë shpik persona të paidentifikum për mu, Albin Kurtin e njoh vetëm përmes televizionit, unë nuk e njof dhe nuk kam asnjë lidhje në Kosovë për asnjë lloj qëllimi të keq. Më vjen keq, më keni akuzu, po më merrni në qaf mu edhe familjen teme”, ka thënë ai.

Por në dosjen e SPAK, ende nuk dihet roli i tij konkret, por nga bisedat e zbuluara në aplikacionet Encro dhe Sky, porositësit e vrasjeve flisnin lirshëm për punët e tyre.

Sipas të dhënave të policisë Prekë Kodra jetonte në Shkodër, ndërsa vepronte në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës. Sipas Policisë Shqiptare, ky person është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Ai ka qenë i shpallur në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë. Kodra konsiderohej si person me rrezikshmëri të lartë.

Ora 14:17
'100 mijë euro për vrasje' Report TV zbardh bisedën e përgjuar! Gjoka: S'ka problem Behar Bajri: Për aq e bëjmë vetë

 

Report TV zbulon se në një bisedë të përgjuar Pëllumb Gjoka me Behar Bajrin në lidhje me një vrasje, ky i fundit i tregonte se ka kontaktuar me persona të tjerë, shtetas të huaj të cilët kërkojnë  100 – 110 mijë euro.

Biznesmeni i thoshte: S’ka problem! Mjafton që ta bëjmë mirë këtë vrasje

Bajri ia kthen: Jo aq, më mirë po e bëjmë vetë sa ti japim aq shumë këtyre personave.

Ora 12:53
Nga ekzekutimi e Gjin Boriçit e atentatit ndaj Taulant Pepajt! SPAK zbardh disa ngjarje kriminale në Shkodër, identifikon autorët

Në megaopracionin e fundit të zhvilluar nga SPAK janë zbardhur dhe identifikuar autorët e disa vrasjeve dhe atentateve të kryera në Shkodër.  Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e B.K.H.-së, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale të ndodhura si më poshtë:

• Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së shtetasit Gjin Boriçi Ndoji, ndodhur në Shkodër në muajin gusht të vitit 2020.

• Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së mbetur në tentativë të shtetasit Taulant Pepaj, ndodhur në Shkodër në muajin shkurt 2021.

• Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasit Kleant Musabelliut ndodhur në Tiranë gjatë vitit 2020.

• Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasve Dorjan Dhuli, Ibrahim Licit dhe Genc Tafili, ndodhur gjatë vitit 2020.

GJKKO ka lëshuar 15 urdhër arreste, ndër të cilët 6 të arrestuar. GJKKO ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për 15 shtetas të dyshuar si autorë të kryerjes së veprave penale. Konkretisht për shtetasit Behar Bajri; Ervis Martinaj; Pëllumb Gjoka; Edmond Preka; Ardit Hasanpapaj; Astmer Bilali; Elion Hato; Oltion Bistri; Xhevahir Lita; Denis Brahoviç

Ora 12:47
Dosja e SPAK, Berisha: Biznesmeni Pëllumb Gjoka s’ka bërë asnjë ditë burg për vrasje! E shpëtoi gjyqtari Hallunaj

Sali Berisha ka akuzuar biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe gjyqtarin Hallunaj se ka shpëtuar këtë të fundit nga burgu për vrasje.

“Eksponenti tjetër i krimit që u arrestua dje, nëse do kishte një emër të dytë, do të quhej në mënyrë absolute vetëm Edi Rama.

Për habinë tuaj, ky është Pëllumb Gjoka.

I njohur botërisht si mik i Edi Ramës, si investitori strategjik i Edi Ramës, si njeriu, i cili kishte vrarë në vitin 1998 dhe plagosur një tjetër, si njeriu i cili kishte grabitur 390 mijë metër katrorë tokë në rërën e Velipojës, dhe si njeri i cili kishte marrë lejen nga Edi Rama për të ndërtuar ‘Silver City’-n e tij, por si njeriu që ishte arrestuar në Itali, kishte kryer krime monstruoze në Itali. Bandit, sipas medieve të njohura italiane.

Po ju lexoj një status të datës 23 gusht të vitit 2019.

“Pëllumb Gjoka, miku i Edvin Mafisë, është jo vetëm trafikant, por edhe vrasës. Ai ka vrarë njeri në Velipojë dhe dosja i është mbyllur nga gjykatësin Dritan Hallunaj. Ky i fundit kaloi vetingun pasi Pëllumb Gjoka pagoi 1 milionë euro.

Në restorantin e Gjokës, Rama shtron dreka dhe darka. Në vitin 1998, ai ka vrarë një person të quajtur Gjon. Ai përveçse trafikant, është edhe vrasës, por nuk ka bërë asnjë ditë burg.

Gjyqtari Dritan Hallunaj i ka mbyllur dosjen për vrasje dhe plagosje. Gjithashtu thuhet se Pëllumb Gjoka ka paguar 1 milion euro për vetingun e Dritan Hallunit. Përveç kësaj, Halluni është gjykatësi që ka liruar në sallën e gjyqit Arben Frrokut, vrasësin e komisarit Dritan Lamaj”.

“Përshëndetje doktor, dua të denoncoj vrasësin dhe trafikantin Pëllumb Gjoka të arrestuar në Itali. Këtu në Shqipëri, falë miqësisë me Edi dhe Olsi Ramën, me njohje dhe hyrje-dalje familjare me të, nuk e prek askush sa kohë që mbledh votat në Velipojë për ta. Kjo OFL pse nuk dërgon formular për Pëllumb Gjokën? Ku i bëri 56 milionë euro pasuri”.

“Pëllumb Gjoka drejtor parcelat e kanabisit dhe serat në zonën e Velipojës, me punëtorë që i marrin me autobusë hapur fare. Këto ditë është intensifikuar puna se me datë 25 fillojnë korrjet. Dy nëndrejtorët e Policisë së Shkodrës, bashkëpunojnë me Pëllumb Gjokën, i cili kontrollon tërësisht zonat e kanabisit”.

“Edi Rama i jep leje mikut të tij për resort turistik në Velipojë”.”- tha Berisha.

Ora 12:46
Megaoperacioni, zbulohen 15 emrat për të cilët u firmos masa e sigurisë arrest me burg

1690449714_dfd.JPG

Zbulohen emrat për të cilët gjykata ka firmosur më 23 korrik masën e sigurisë arrest me burg. Janë firmosur 15 urdhërarreste por Report TV për momentin ka arritur të sigurojë 10

Behar Bajri - Anëtar i bandës së Bajrave në Shkodër  - Në kërkim

Ervis Martinaj- I shumëkërkuari, bosi i lojërave të fatit. - Në kërkim

Pëllumb Gjoka- Biznemeni i plazhit 'ADA' në Velipojë  - I arrestuar

Edmond Preka- Shoqëruesi i biznesmenit Pëllumb Gjoka I arrestuar

Ardit Hasanpapaj- Ish komisari i Beratit - I arrestuar

Astmer Bilali- Anëtari i Bajrave, ish boksier i Vllazënisë - I arrestuar

Elion Hato - Miku i Ervis Martinaj   Në kërkim

Oltion Bistri  - Ish shefi i Operacionales   I arrestuar

Xhevahir Lita - Prokurori i Kukësit  I arrestuar

Denis Brajoviç - Dyshohet se është anëtar i grupit të Bajrave  -   Në kërkim

Klaudio Haka Në kërkim

Prek Kodra -  Në kërkim

Aleks NdrekaNë kërkim

Arsat Bashli Në kërkim

Bardhyl MarvrajNë kërkim

Elion Hato - Në kërkim

Ora 12:38
Operacioni në disa qytete, GJKKO lëshoi 15 urdhër arreste për 12 vepra penale, 26 ambiente të kontrolluara! sekuestrohen para, armë, kamera e maska

1689340513_spak1.jpeg

Prokuroria e Posaçme ka sjellë njoftimin zyrtar ër operacionin e djeshëm ku u arrestuan zyrtarë, prekurorë e eksponent të krimit. SPAK ka renditur a12 vepra penale si dhe ka kontrolluar 26 ambiente.

Njoftimi i plotë:

Më datë 16.01.2023 Prokuroria e Posaçme, ka regjistruar procedimin penal Nr.9 i vitit 2023, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ekspertimi i rremë”, “Fallsifikimi i dokumenteve”, “Trafikimit të narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, vepra këto të parashikuara nga nenet 78, 319/ç, 319, 110, 248, 309, 278, 283/a, 333/a, 334 dhe 287 të Kodit Penal.

Në kuadër të këtij procedimi, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese belge, hollandeze dhe franceze, ka zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitet kriminal në Shqipëri dhe në disa vende europiane. Po ashtu është hetuar edhe lidhur me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura në Shqipëri në vitet 2019 – 2022.

Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e B.K.H.-së, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale të ndodhura si më poshtë:

• Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së shtetasit Gj. B., ndodhur në Shkodër në muajin gusht të vitit 2020.

• Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së mbetur në tentativë të shtetasit T. P., ndodhur në Shkodër në muajin shkurt 2021.

• Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasit K.M., ndodhur në Tiranë gjatë vitit 2020.

• Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasve D. D., I. L. dhe G. T., ndodhur gjatë vitit 2020.

Gjatë hetimeve të kryera nga SPAK, është bërë e mundur të dokumentohet se persona me precedent kriminal, të dënuar për vepra të rënda penale, kanë kryer edhe ngjarje të tjera kriminale për të cilat vijojnë hetimet.

Janë dokumentuar gjithashtu vepra penale të kryera nga zyrtarë publik, punonjës të policisë së shtetit të nivelit drejtues, punonjës të policisë të shtetit të nivelit të lartë drejtues, si dhe prokuror, të cilët cënonin funksionimin e rregullt të shtetit ligjor dhe sundimin e ligjit.

Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës Parë për Korrupsionion dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.94, datë 23.07.2023 ka miratuar masat e sigurisë personale “arrest në burg”, për 15 shtetas të dyshuar si autorë të kryerjes së veprave penale. Konkretisht për shtetasit B.B., E.M., P.Gj., D.B., E.P., K.H., P.K., A.B., A.N., B.M., E.H., A.B., A.H., O.B. dhe Xh.L.

Gjithashtu me vendimin nr.314, date 24.07.2023 ka miratuar kërkesën për lejimin e kontrollit të 14 ambjenteve të ndryshme.

Më datë 27.07.2023 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kanë ekzekutuar urdhërat për ekzekutimin e vendimit penal nr.94, date 23.07.2023, për 6 shtetas, konkretisht shtetasit P.Gj., E.P., A.B., A.H., O.B. dhe Xh.L. Gjithashtu janë arrestuar në flagrance 2 shtetas të tjerë, S.T. dhe N.F., si të dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në 26 banesa dhe ambjente ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete të ndryshme, telefona, armë zjarri të ndryshme, maska, pajisje elektronike, pajisje elektronike monitorimi (servere dhe kamera) me të cilat monitoreshin ambjente të jashtme në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës:

Falenderojmë Policinë e Shtetit për profesionalizmin e treguar dhe bashkëpunimin e ngushtë gjatë fazës së ekzekutimit të vendimeve të gjykatës.

Falenderim i veçantë për Eurojust, Europol, Autoritetet Gjyqësore Franceze dhe agjencitë ligjzbatuese belge, hollandeze dhe franceze, për bashkëpunimin intensiv dhe kontributin e dhënë në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal.

Ora 12:37
Përgjimet: Ervis Martinaj porositi vrasjen e Gjin Ndojit

1665062007_640062f4d11b451b1.jpg

Përgjimet kanë zbuluar se vrasja e Gjin Ndojt është porositur nga Ervis Martinaj. E kanë kryer Denis Brahovic dhe Behar Bajri. Viktima i kishte sharë dhe këto e kanë masakruar me plumba. Këto biseda janë bërë edhe në aplikacionin SkY.

Gjin Ndoj u vra në prill të 2020. 

Kreu i SPAK Altin Dumani por dhe ish kreu i këtij institucioni Arben Kraja kanë në dorë hetimet. Procedimi ka nisur në korrik.
 

Ora 12:35
Përgjimet e megaoperacionit, Lidhjet e biznesmenit Pëllumb Gjoka me ish shefin e krimeve Shkodër! I kërkoi të mos hetonte një vrasje

1690462097_ardithasanbengaj.jpg

Përgjimet kanë zbuluar dhe biseda të biznesmenit Pëllumb Gjoka me Ardit Hasanbengën, ish Shefin e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat.

 Bëhet fjalë për biseda mes tyre gjatë kohës që Hasanbega ka qenë me detyrë në policinë e Shkodrës.

Gazetarja e Report TV mëson se Pëllumb Gjoka i ka kërkuar të mos hetojë një vrasje përderisa nuk ka prova.

Ora 12:34
Operacioni i SPAK, Prokurori i arrestuar në Kukës mbyllte çështjet dhe hetimet ndaj bandës së Bajrave dhe tek proceset që s’i kishte vetë

1690540494_1690452843xhevahirlita.jpg

Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi thonë se prokurori i Kukësit Xhevahir Lita ndërhynte në proceset ndaj Bajrajve duke u pushuar akuzat apo mbyllur hetimet por duke ndërhyrë edhe tek procese të tjera që nuk i kishte vetë.

Ora 12:28
Arrestimi i Gjokës/ Ish-shefi i Operacionales Olti Bistri komunikonte me Ervis Martinajn, i jepte informacione për operacionet që bëheshin për ta kapur

1690540239_martinajoltibistri.jpg

Oltion Bistri, ish-shefi i Operacionales, i arrestuar një ditë më parë nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit të SPAK që zbardhi disa ngjarje të rënda kriminale, komunikonte me bosin e lojërave të fatit Ervis Martinajn. Burime për Report Tv nga dosja, bëjnë me dije se sipas SPAK, janë zbuluar komunikime të Oltion Bistrit me Ervis Martinajn, duke i dhënë informacione në lidhje me aksionet që bëheshin për kapjen e tij.

Ora 12:23
Përgjimet e megaoperacionit, Pëllumb Gjoka porositi vrasjen e Kleant Musabelliut, pasi ky i fundit e kishte plagosur në 2017

1690539856_kleantmusabelliupellumbgjoka.jpg

Ne foto: Kleant Musabelliu dhe Pellumb Gjoka
Pellumb Gjoka ka kërkuar tek Behar Bajrajt vrasje të disa personave, mes tyre edhe Kleant Musabelliun që  kishte plagosur më parë në këmbë.

Në përgjime është zbuluar dhe plani për vrasjen e Kleantit, i cili në vitin 2017 mbante postin e specialistit të SHKB-së së burgjeve në Drejtorinë e Përgjithshme më 11 shtator 2017 kishte plagosur në këmbë Pëllumb Gjokën.

Nga përgjigjet zbulohet se Musabelliu është tentuar të vritet. Është bërë fotografikimi i objektivit dhe i kanë dhënë të gjitha informacionet për hyrje daljet e tij në rrugicat

Ora 11:41
Operacioni i SPAK, biznesmeni Pëllumb Gjoka plan me Behar Bajrin për të vrarë Kleanth Musabelliun, Ervis Martinaj porositi vrasjen e Gjin Ndojit

1690536883_pellumbgjokabeharbajri.jpg

Ne foto: Pellumb Gjoka dhe Behar Bajri

Përgjimet fundosin grupin kriminal qe u godit dje nga SPAK dhe u arrestuan Oltion Bistri, Xhevahir Lita, Ardit Hasannega, etj.

Pëllumb Gjoka ka kërkuar tek Behar Bajrajt vrasje të shumë personave, mes tyre edhe Kleanth Musabelliun që e plagosi më parë në këmbë.
 
Ndërkohë vrasjen e Gjin Ndojt e ka porositur Ervis Martinaj. E kanë kryer Denis Brahovic dhe Behar Bajri. Viktima i kishte sharë dhe këto e kanë masakruar me plumba. Këto biseda janë bërë edhe në aplikacionin Sky. Pas vrasjes së Gjin Ndojit ne 2020 te dyshuarit i kanë shkuar edhe në varrim, informon Keti Banushi, gazetarja e Report TV. 

Behari i shpjegon se kishte kontaktuar persona të ndryshëm  jo shqiptare, por kombësi të tjera për të realizuar vrasjen por me vone rezulton se vrasjet i kryejnë shtetas shqiptarë.

Ne biseda flitet për shumat që do te paguheshin për realizimin e vrasjeve.

Në biseda Pellumb Gjoka thotë që të jepen sa para kërkohen vetem vrasja të kryhet.

Pas vrasjes së Gjin Ndojit ne 2020 te dyshuarit i kanë shkuar edhe në varrim, informon Keti Banushi, gazetarja e Report TV. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AltinTop: 29/07/2023 09:56

    Policia e Shkodres duhet shkrire komplet bashke me prokurori!!

    Përgjigju
  • Andi: 29/07/2023 08:57

    Dekriptimi, jo dekodimi. Janë dy gjëra totalisht të ndryshme

    Përgjigju
  • kiraskiras: 29/07/2023 07:12

    Çfarë garancije kanë drejtuesit e policis në Shkodër që mbajnë brenda radhëve të tyre nipin e Prek Kodrës, agjentin e policisë kriminale Gjergj Gjeloshi? Si ka mundësi që agjenti me varëse ari aksidenton me vdekje një endacak tek kazani i mbeturinave jashtë korsisë së rrugës dhe nuk bën asnjë ditë burg?! A mos vallë ka pasur Litën prokuror çështje?

    Përgjigju
  • Polo: 29/07/2023 07:03

    Në të gjithë këtë organizatë do të veçoja si më fajtorët prokurorin Lita dhe policin Bistri që jo vetëm kanë tradhëtuar kolegët e shokët e tyre, por edhe kanë lejuar me dashje indirekte që këta grupe kriminale të mbijetojnë. Kujtojmë se policia e Shkodrës ka arrestuar me prova të forta disa herë edhe vetë Behar Bajrin dhe zarat e tjerë rrotull,por gjërat janë zbehur dhe pas pak muajsh kanë përfunduar jashtë.

    Përgjigju
  • Alb: 28/07/2023 22:04

    Shkodra djepi i (demokracis) dhe i kultures

    Përgjigju
  • Shoku: 28/07/2023 21:02

    Ca llumi,i shkuan dhe ne varrim,keta te veriut gjoja mbahen si te beses, Martinaj po e hane peshqit edhe keta tjeret do i heqin me fis do ti lene vetem grate tani

    Përgjigju
    • Faqja e zeze: 28/07/2023 22:17

      Keta s'jane malsor, jane maskarenj dhe si te tille do ta gjejne fundin. Keta Bajrat jane magjype Boshnjake, trafikante e perdhunus femrash po Pllumi qe demek osht malcor

    • Besa: 28/07/2023 21:14

      Ku kan bes malesoret or tej

  • Njoni: 28/07/2023 20:58

    Tani do filloj vallja te bohen gati sazet. Tani keto qe jon gjall dhe kan qe nelisten e ketyre Do fillojn prerjen e pyllit. Tani do ket pun kompanit e funeralit në shkoder.

    Përgjigju
  • Pllum Doshi: 28/07/2023 20:14

    E more Pllum krimineli i poshter. Tash tan pasunin kane me te marre e jeni ne gjak deri ne fyt me tane ato vrasje qe ke be.

    Përgjigju
  • Eno: 28/07/2023 19:57

    Me vis martinin komunikonte dhe ardi veliu… pse se fusin dhe ate plehren ne burg????

    Përgjigju
  • Dalip: 28/07/2023 18:30

    Me ne fund doli mes te tjerash kush eshte "hjeksi" mes organizates mafioze Rama dhe bandes kriminale Marrinaj - pra P. Gjoka. Gjynaf e moren ne qafe kot, kishte seren dhe radhen per deputet ke Rama!

    Përgjigju
  • Spak: 28/07/2023 18:13

    Lacjani marjan syziu ;;; shok me shkodranin bardh muhametaj /// u vet ofru te ervis martinaj ti nxerrte ne prit dorian dulin per llogari te bajrave dhe pllum gjokes """" qe martinaj ti ekzutonte hasmit qe ka ne lac me mbiemer KROSI qe marjan syziu i ka tmerr nuk shkon ne lac se ju a ka friken ,,,,,

    Përgjigju
  • Grupi: 28/07/2023 16:49

    1. Hallunaj kriminel me unforme te qelbur zyrtari liroi Arben Frrokun duke i dhene mundesi te aratisej. Hallunaj eshte shembulli i korupsuonit ne KPK dhe KPA. 2. Bistri figura me kriminale e policise se shtetit. Nip i Xhavarave. Prishi provat dhe lejoi aratisjen e dy vellezerve trafikant droge Husi, te cilet vrane teknikun e gjore te kondicionereve ne shtepine tyre. Asnje prej tyre nuk eshte sot ne burg pasi i jsti i tyre Bujari pagoi rryshfet 800 mije euro. Pritet qe Bujar Husi te pajiset me license per kultivim hashashi gjoja mjekesor. Bistri gjithashtu eshte Zar i trafikanteve dhe vrasesve Hasa qe jane dhe dashnoret e zv. Kryeminstres Balluku. Perdorues dhe trafikant droge. 3. Gjoka miku i ngushte i horrit trafikant Tom Doshi. Ka ne dore plot rregjistrime te politikaneve te majte qe luajne bixhoz dhe konsumojne kokaine. Nje prej tyre eshte Sajmir Tahiri. Shpresojme qe ky operacion mos te shfryhet si tollumbace njelloj si operacioni Volvo 4 per Avdulajt e shijakut dhe Bajrat.

    Përgjigju
    • genti: 29/07/2023 08:43

      denis cuci quhej! plus gramoz comin, tan sejdinin 1991, arjan hoxhen edhe pse per ta vra me dore e ka vra tan hoqa po keta e mbeshteten, tur grorin, e sa te tjere! gjithe grupi rruges kavajes kane qene ushtare te tyre dhe kane pas organizm piamiral nga naim zyberi i pari pastaj met hasa, tos keta. me poshte ad topalli, tan hoqa, eskili, median shehu, denis gina. met hasa ka pas per shofer vajdin lamajn qe shume pak e dine!

    • Genti 1: 29/07/2023 08:26

      Denisin e parkut e vrane te kafe e europa, Gon Labin te 1 maji e shume te tjere. Ka ardhur koha qe Spak te godasi me rrenje kete bande te flliqur vrasesish. Skandali me madh eshte qe zv.kryemintria Balluku e ka te dashur dhe akoma me skandal eshte qe kjo lidhhe u krijua gjate kohes qe ishte funksionare qeverie. Arestimet duhet te fillojne me Ballukun dhe te vazhdojne me sekuestrimin e pronave te grabitura ngs keta horra vrases.

    • genti: 29/07/2023 00:35

      e ka hasa jo hysa! dhe pervec mirit ka vra nja 30 qe ne 1989, dhe ka vra vec te forte jo rroca poca! jane me te rrezikshimit ne gjithe shqiperin vetem lict e kane eksperiencen e tyre ne krim lul berisha dhe ben ndoka se te tjere skan ngel me!

    • Dash Labi: 28/07/2023 22:52

      Met Hysa vrau Mirin e Xhikes ??

    • X23: 28/07/2023 21:22

      Nuk kemi merak fare ne per ate qe perfaqesoni ju. Ju duhet te keni merak dhe ankth nga ligji. Te siguroj qe nuk eshte mllef. Eshte revolte dhe alarm per shoqerine qe kriminele, trafikante, te koruptuar duan qe aktiviteti i tyre kafsheror te njihet si normalitet. Ne jemi krenar per baballaret dhe gjyshrit tane qe i dhane ketij vendi dhe na edukuan te jemi te ndershem, mos te vrasim, mos te koruptohemi dhe te jetojme me djersen e ballit. Na edukuan qe mos te kemi frike nga krimi dhe ti themi gjerat si jane dhe jo ashtu si doni juve, pjesa e krimit. Kurre nuk keni qene mire dhe nuk dp jeni mire deri ne momemtin qe do paguani cdogjr sipas ligjit. Parate e krimit dhe korupsionit nuk e blejne dot as gjakun dhr as respektin. Nuk e di qe persekutim quhet zbatimi i ligjit ne nje vend demokratik,ju te krimit e quani persekutim.

    • Dkdksl: 28/07/2023 19:12

      Pa merak se cfare perfaqesojme ne! Ju kemi pare dhe degjuaj juve qe jeni “pjesa tjeter”. Qartazi mllefi i baballareve dhe i persekutimit vazhdon dhe ju ndjek… Uroj te jeni te qete ne mllefin tuaj se ne te tjeret do vazhdojme te jemi mire!

    • Mister X: 28/07/2023 18:53

      O Xikdks moso te shkruash se je dhe familje " intelektuale" gjyqtaresh, prokuroresh te koruptuar ose familje vrasesish dhe trafikantesh. Ne qe nuk vjedhim, qe nuk vrasim, qe nuk trafikojme droge, qe nuk koruptohemi, ne duhet te kemi turp. Juve pjesa tjeter jeni nderi i kombit. Sa per frike nga keta horra shshsh se e dime vetem ne dhe ata.

    • Xikdks: 28/07/2023 18:23

      Tu permend te vdekur kaq te pacipe dhe pa nivel jeni! Turp te iu vij! Po shyqyr qe doli kjo metoda me komentu online se perball i hani .!.

    • @Xixixo: 28/07/2023 17:59

      Raporte te shkruara! Cili nga keto nuk eshte fakt? Hallunajt qe gjoja ju hodh gruaja nga dritarja, apo qe liroi Arben Frrokun te cilit apeli i dha te perjetshem? Kush e fiku Tims kur u aratis Frroku? Kush kishte kaq fuqi mbi Sajmir Tahirin ne ate kohe minister? Nuk jane jashte burgut vellezrit Husi, niperit e vrasesit Durim Husi? Nuk eshte Met Hasa dashnor zyrtar i Ballukut? Nuk eshte Bistri zari i tyre dhe perdorues kokaine? Nuk ka video Gjoks te Saje Qorrit qe merte kokaine te Rozafa? Apo nuk lozte aty Blendi Klosi psh? Kjo eshte e verteta e shkruar ne raporte. Ti vazhdo me kafet.

    • Xixixo: 28/07/2023 17:09

      Muhabet kafesh!

  • Bobi: 28/07/2023 16:29

    Nje nga te arestuarit eshte kriminel o spak hetoeni mire ka kontakte me shume vrases me pages nga qytete te tjara ky qe komunikonte dhe i furnizonte me mina me telekomand ky maskara ka gishte ne shume njgjarje shkoder lezhe tirane dures e vlore dhe ate te fortin planaj ky ka gishte

    Përgjigju
  • Dritan Hallunaj: 28/07/2023 16:13

    Dritan Halluanaj djali axhes I senad hallunaj drejtorit spitalit ne shkoder. Senadi I ka dhan rroge mikneshes se behar bajrit si infermjere pa ardh asnje dite ne pune , e sot senadi asht drejtori spitalit ne shkoder . Kjo asht shkodra....

    Përgjigju
    • Ps partia e jone dhe askujt: 28/07/2023 17:34

      Hallunve i hani k***n se jan milionera e spysin per ju barbona qe skeni lek dhe lidhje. Hajt tung tash

    • Xoox: 28/07/2023 16:39

      Sa mire e paske mesu ikyt koment permendsh

  • Loti: 28/07/2023 15:40

    Bravo SPAKU, po kto ne kerkim jetojn te gjithe ne Dubai, si i behet ti sillni ne token mem?

    Përgjigju
  • Albanistan: 28/07/2023 14:25

    Lajmet me te shumta qe lexojm jan per kriminelat dhe per politikanet e korruptuar. Hajde shqiperi hajde

    Përgjigju
  • Pali: 28/07/2023 13:21

    Ati plerese oltion te policise atij ti jepet burgim i perjetshem pleres se ka tradhetuar shoket dhe koleget e punes qe i rrezikohet jeta. Qen burr

    Përgjigju
    • O Pali: 28/07/2023 16:52

      Po pse vetem Oltioni po Perlat Cullhaj, Skender Hita, Ervin Hoda, Alfre Cepe, Edmond Targa te gjith kta ushtar te perbetuar te krimit skan qen asnjeher me uniformen e policise. Respekte per punen e palodhur vetem Met Rrumbullakut dhe Tonin Vocajt te tjeret jan te gjith per burg

  • Kiras: 28/07/2023 13:09

    Te pakten bracja te vret e ste qan po kta te vrasin naten e te qajn diten si puna e hijenave

    Përgjigju
  • erald: 28/07/2023 12:54

    faleminderit rilindjes,qe erdhi te shpetonte popullin nga korrupsioni masiv i saliut ,dhe ja doli ta tejkaloje kete te fundit duke bere akoma me keq me korrupsion qelizor.....

    Përgjigju
  • Kastriot: 28/07/2023 12:50

    Ervis martinaj eshte gjall edhe do rikthehet se shpejti...

    Përgjigju
    • Lazaro: 28/07/2023 19:18

      Jo do rikthehet, por esht rikthyer...

    • Prog: 28/07/2023 16:15

      Po po

    • Ka mbaru: 28/07/2023 13:26

      te kthehet ne burg te perjetshem dhe pa asnje kacille? Tani la edhe femijet ne dhjetera gjaqe...

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira nga Kameruni, lojtarët marrin paratë në dorë para ndeshjes

VIDEO/ Çudira nga Kameruni, lojtarët marrin paratë në dorë para ndeshjes