Mega-operacioni 'Malësia e Krujës' vë në pranga 19 persona, mbillnin kanabis në zona të pyllëzuara (VIDEO)

KRUJE - 19 persona u vunë në pranga në një operacion të koduar "Malësia e Krujës" për kultivim të lëndëve narkotike, ndërkohë që shtatë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata akuzohen se kanë kultivuar bimë narkotike në zonën e pyllëzuar të fshatrave Shkretë, Mafsheq, Nojë, Qafë Shtamë, Picrragë, Brret, Borizanë të Bashkisë Krujë, ku në periudha të ndryshme, janë gjetur dhe asgjësuar kubikë të kultivuar me fara kanabis dhe fidanë narkotike Canabis Sativa.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Shërbimet e DVP Durrës, Forcën e Posaçme Opreacionale, FNSH dhe Komisariatin e Policisë Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës. Ky megaoperacion është në vijim të 4 operacioneve të zhvilluara më parë, të koduara "Ndëshkimi 1, 2, 3 e 4", gjatë të cilëve janë arrestuar 27 persona dhe 2 janë shpallur në kërkim.

Pas një hetimi 3 mujor me metoda speciale hetimi, në funksion të dy procedimeve penale u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, për : 

Armando Lilaj, 31 vjeç, banues në Mamurras;
Mark Lleshi, 56 vjeç, banues në Mirditë;
Lulzim Danaj, 47 vjeç, banues në Borizanë, Krujë;
Nezir Murati , 28 vjeç, banues në Krujë;
Muharem Kulla , 61 vjeç, banues në Brret, Krujë;
Ramiz Kulla , 56 vjeç, banues në Brret, Krujë;
Ermal Kulla, 27 vjeç, banues në Brret, Krujë;
Xhemal Kulla , 53 vjeç, banues në Picrragë, Krujë;
Lulzim Sharra , 36 vjeç, banues në Fushë Krujë;
Kastriot Shara, 32 vjeç, banues në Fushë Krujë;
Ali Meta, 65 vjeç, banues në Krujë;
Fatmir Meta, 28 vjeç, banues në Krujë;
Kujtim Lika, 47 vjeç, banues në Cudhi, Krujë;
Andri Gurra, 35 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;
Ferid Mema, 41 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;
Beram Karaj, 31 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;
Ilir Xhaka, 42 vjeç, banues në Nojë, Krujë;
Gezim Karraci, 36 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;

Ndërkohë u bë ndalimi me iniciativë për A. K., 30 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë.

Gjithashtu, po në kuadër të dy procedimeve u bë shpallja në kërkim edhe e 7 personave të tjerë, të përfshirë në veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqësor Krujë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Policia thotë se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 33 aparate celulare dhe 1 armë zjarri pistoletë zhurmuese.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës