Megaoperacioni 'Tempulli', zbulohet harta! Ish-Blloku, Kombinati dhe tek ‘Ali Demi’, zonat ku grupet kriminale shisnin drogën në Tiranë

Shtatë nga 23 grupet kriminale që u goditën nga aksioni i koduar me emrin Tempull vepronin në Tiranë. Harta e shpërndarjes së lëndëve narkotike është e gjerë, duke nisur nga Vora, për të vijuar me Kamzën e më pas edhe më në qendër të kryeqytetit. Një grup i stërmadh prej 22 personash operonin në zonën e Kombinatit, e cila ishte kthyer në shqetësim jo të vogël për banorët, aq sa shitja dhe konsumi i narkotikëve bëhej gati hapur. Lokalet e zonës së ish-Bllokut ishin një tjetër hapësirë ku një tjetër grup shtrinte aktivitetin e tij.

Report Tv mëson se në mesin e të arrestuarve është edhe një menaxher lokali, ambientin e të cilit e përdorte për shitje lënde narkotike. Harta e goditjes në operacionin me 112 urdhër-arreste vetëm për Tiranës vijon edhe me Tufinën, Kthesën e Kamzës, Ali Demin, Kinostudion apo Laprakën. (Harta nga Google Earth) Bazat apo vendet ku droga shitej në doza të vogla janë në afërsi lokalesh, shkollash apo vende zakonisht frekuentohen nga të rinj, por kësaj here shpërndarësit menduan t’ia bëjnë punën më të vështirë policisë, përdorën edhe taksi dhe motoçikleta për të dërguar dozat e drogës. Për herë të parë në Shqipëri u zbuluan disa lloje të reja drogërash me origjinë nga Kanadaja. Një lloj kanabisi me cilësi dhe efekt shumë të lartë që rritet në shtëpi bari me llampa dhe që kushton më shtrenjtë. Sipas avokatit Iajet Beqiri, policia duhet të godas trafikantët kryesor që e sjellin këtë lëndë narkotike në vendin tonë.

"Bëjmë arrestime gjithmonë ku është fundi. Ne kapim përdorues. Duke qenë e tillë situata, problemi është nga vjen kjo drogë, kush janë shpërndarësit. Të na thonë kush e solli nga Kanadaja këtë drogë. Kush i sjellë me çfarë rrugë dhe mjeti i sjellin", thotë avokati Idajet Beqiri. 

Nëse droga është afruar shumë te shkollat, siguria brenda tyre, sipas Gerti Janaqi, nga agjencia e sigurimit të cilësisë së Arsimit Parauniversitar, siguria është maksimale.

"Brenda perimetrit të shkollës ju siguroj siguria është maksimale. Tirana Durrësi, Fieri, Lesh, Elbasani janë qytete që kanë numër t më të lartë të përdoruesve të lëndëve narkotike në shkolla. Sa më i vogël qyteti aq më i kontrollueshëm fenomeni", thotë Gerti Janaqi.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe Besmir Hardhiaj, Erison Ponari, Florenc Pushi apo Gerti Hoxha, të cilët janë emra të njohur për agjentët e antidrogës pasi janë arrestuar më herët për të njëjtën vepër penale, ose të hetuar në gjendje të lirë. Madje, një tjetër, Ergys Dizdari, rezulton i arrestuar në qershor 2022 dhe vetëm 2 apo 3 javë para arrestimit në operacionin “Tempulli”, doli nga masa “arrest në shtëpi”, për t’iu kthyer sërish “zanatit” të vjetër. Në megaoperacionin “Tempulli” u sekuestruan -134.5 kg kanabis, 364 fara kanabisi, 1.2 kg kokainë, mijëra doza kanabis, kokainë dhe heroine, qindra doza MDMA, tableta ekstazi, sasi të drogave sintetike GAB dhe Poppers, 23 peshore elektronike, 3 mjete për përpunimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza, 13 armë zjarri , në mesin e të cilëve 2 kallashnikovë, qindra celularë, para CASH dhe makina.

Çfarë u sekuestrua?

- 134.5 kg kanabis, 364 fara kanabisi, 1.2 kg kokainë, mijëra doza kanabisi, kokaine dhe heroine, qindra doza MDMA, tableta ekstazi, sasi të drogave sintetike GAB dhe Poppers, 23 peshore elektronike, 3 mjete për përpunimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza;

- 13 armë zjarri (2 kallashnikovë, 10 pistoleta dhe 1 pushkë), 5 armë gjahu/sportive, 1 elektroshok, 8 armë të ftohta (thika, doreza metalike);  

- 225 celularë, 35 automjete, 1 801 000 lekë të rinj, 38 845 euro, 6100 paund, 1100 dollarë;

- 4 motomjete, 12 targa, pajisje si të Policisë dhe dokumente false.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AiRobi: 15/09/2023 23:48

    Popper është legal

    Përgjigju
  • 313: 15/09/2023 22:07

    Ginjen

    Përgjigju
  • Askushi: 15/09/2023 21:03

    Po gjithe Tiranabplot eshte.hajdeni ktej nga ministria drejtesise se plot i keni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë