Shisnin drogë afër shkollave, ja EMRAT e 90 të arrestuarve në Tiranë! 'Eri' e 'Kristi' dy të infiltruarit që futën në kurth shpërndarësit e drogës

TIRANE - Kanë qënë dy të infiltruar me emrat e koduar, Kristi dhe Eri që kanë futur në “kurth” të gjithë të arrestuarit në Tiranë, në kuadër të operacionit “Tempulli” që u ndërmor gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit të 14 shtatorit 2023.

Report TV mëson se për rreth gjashtë muaj ata kanë vepruar të kamufluar në zona të ndryshme të kryeqytetit ku kanë kryer blerje te stimuluara me personat e arrestuar, dhe madje çdo blerje e kanë të filmuar dhe e përgjuar.

Kanë qënë këto prova të mbledhura nga prokuroria që u janë treguar të arrestuarve dhe avokatëve te tyre në seancen që u zhvillua këtë të premte, 15 shtator, për verifikim të kushteve te masës së sigurisë për 29 nga të arrestuarit.

Ndërkohë që pjesa tjetër e tyre do të sillen në gjykatë gjatë fundjavës të shtunën dhe të dielën pasi numri  i lartë i të prangosurve e bën të pamundur zhvillimin e një seance me praninë e të gjithëve njëkohësisht.

Masa për ta ishte marrë në mungesë nga gjykata pas kërkesës së prokurorisë ndërsa të arrestuarve u është kërkuar edhe marrja edhe ne pyetje ne lidhje me akuzën.

Pjesa më e madhe kanë pranuar se kanë qënë përdorures të lëndës narkotike dhe jo shitës të saj. Ndërkohë që vetem njëri prej tyre ka pranuar se ishte marrë me shitblerje por këtë e kishte bërë  për shkak të kushteve ekonomike.

Mes te arrestuarve janë edhe 5 gra dhe nje 70 vjecar për të cilët është vendosur arresti ne shtëpi ndërsa për pjesën tjetër është vendosur arrest me burg.

Report Tv ka siguruar emrat e 90 të arrestuarve në Tiranë

Emrat e 29 personave që dolën në gjykatë sot

1. Rruzhdi Peposhi
2. Xhemal Gjoka
3. Manuel Heti 
4. Roberto Algjoni 
5. Erison Ponari 
6. Besmir Hardhiaj
7. Marius Kodra 
8. Ergys Dizdari
9. Serxhio Sina
10. Samuel Muka
11. Bledar Metohu
12. Dushi Spahiu
13. Dario Coclli
14. Orges Veliaj
15. Leonard Dajti
16. Ferdinant Qordja
17. Flamur Algjoni 
18. Fatjon Haxhiaj
19. Kristiani Karaxhuku
20. Klaud Kalemi 
21. Sefedin Meminaj
22. Kosteljo Xeka
23. Florenc Pushi
24. Ersi Pushi
25. Faik Kurti 
26. Gerti Hoxha 
27. Emiljano Doku 
28. Roland Mora
29. Edison Canaj.  

Në fundjavë në gjykatë

Emrat e të arrestuarve që do u bëhet vlerësimi i masës së sigurisë në fundjavë
Ndaj tyre prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’

  1. Amarildo Muçollari,
  2. David Zhegu,
  3. Daniel Pashollari
  4. Engjëll Hortja
  5. Andi Hyka
  6. Xhoni Korteshi
  7. Hysen Muça
  8. Xhoj Shkreta
  9. Anderson Fidani
  10. Agron Birja
  11. Klajdi Mema
  12. Marius Hajdari
  13. Ermond Osmani
  14. Andi Arapi
  15. Marsel Harizi
  16. Eriol Liksala
  17. Elton Sulenji
  18. Elidor Xhiku
  19. Drilon Memaj
  20. Frenki Derveni
  21. Eutisjo Mekshi
  22. Sidorel Karaj
  23. Florian Shehu
  24. Çlirim Demiri
  25. Tedi Rusi
  26. Nikoll Deda
  27. Elgert Gjoni
  28. Kejdi Zepishta
  29. Elnid Resulaj
  30. Agielos Cumani
  31. Ergys Fejzo
  32. Elton Zhegu
  33. Klajdi Tufa
  34. Françesko Meta
  35. Alert Zhurda
  36. Florian Kelliçi
  37. Lulzim Plaku
  38. Bekim Domi
  39. Ervis Mēcuku
  40. Hindi Meta
  41. Eduart Ferraja
  42. Denis Aliu
  43. Majlinda Cico
  44. Gentjan Demiri
  45. Merushe Xhiku me mase sigurie "Detyrim Paraqitje"
  46. Luzjana Karagjozi me masë sigurie "Arrest në shtëpi".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:41
‘Tempulli’/ Berisha: Blof, nuk u prekën ‘baronët’ e drogës

1694774509_berisha.jpg

Ish kryeministri Sali Berisha thotë se mega-operacioni i policisë për arrestimin e shpërndarësve të drogës është blof, pasi nuk u prekën kokat e grupeve të trafikimit të lëndëve narkotike. Ai akuzoi se mes të arrestuarve ishte edhe shoferi i shefit të komisariatit të Librazhdit që u lirua sipas tij, me urdhër të ministrit Balla.

“Dënoj lirimin nga Taulant Balla të shoferit të shefit të komisariatit të Librazhdit, i cili i arrestua si trafikant droge bashkë me kushëririn e tij.

Policia në komunikatën e vet nuk njoftoi se është shofer i shefit të komisariatit Skuraj, se drogën ai e bënte për llogari të shefit të komisariatit.

Kushëriri i tij ishte po ashtu punëtor që punonte për Skurajn.

Lirimi i tyre tregon se çfarë bllof-operaiconi është ky.  Asnjë nga baronët e drogës nuk janë cenuar aspak. ata 200 mund të jenë 15. Nuk janë të zotë të shpallin listën e emrave të arrestuar, siç e kanë detyrim.

Ora 09:59
Shisnin drogë afër shkollave, arrest me burg për 29 nga 90 të arrestuarit në Tiranë (EMRAT)

Gjykata e Tiranës la në fuqi arrestin në burg për 29 nga 90 të arrestuarit në Tiranë në kuadër të megaoperacionit të koduar ‘Tempulli’ të ndërmarrë gjatë ditës së djeshme, 14 shtator 2023 në disa qytete kryesore të vendit.

Prokuroria kërkoi arrest me burg për 29 persona ndërsa për 4 gra dhe një të moshuar, 70 vjeçar, kërkoi masë më të butë sigurie.

Para gjykatës së Tiranës do të dalin të arrestuarit në Tiranë, ndërsa të arrestuarit e tjerë do të dalin në gjykatat mbulojnë zonat ku janë kryer arrestimet respektive. 

Report Tv mëson emrat e të arrestuarve që do dalin sot para gjykatës. 

1. Rruzhdi Peposhi
2. Xhemal Gjoka
3. Manuel Heti 
4. Roberto Algjoni 
5. Erison Ponari 
6. Besmir Hardhiaj
7. Marius Kodra 
8. Ergys Dizdari
9. Serxhio Sina
10. Samuel Muka
11. Bledar Metohu
12. Dushi Spahiu
13. Dario Coclli
14. Orges Veliaj
15. Leonard Dajti
16. Ferdinant Qordja
17. Flamur Algjoni 
18. Fatjon Haxhiaj
19. Kristiani Karaxhuku
20. Klaud Kalemi 
21. Sefedin Meminaj
22. Kosteljo Xeka
23. Florenc Pushi
24. Ersi Pushi
25. Faik Kurti 
26. Gerti Hoxha 
27. Emiljano Doku 
28. Roland Mora
29. Edison Canaj.

Ndërkohë nesër do të vijojë masa dhe për të tjerët.

Anetare te 7 grupeve
Report tv mëson se të arrestuarit e kryeqytetit janë pjesë e 7 grupeve që merreshin me shpërndarjen e kokainës, heroinës dhe kanabisit. Mes të arrestuarve janë edhe 5 femra. Ato ishin me masë më të butë sigurie të caktuar në mungesë.

Nga vëzhgimet që oficerë të antidrogës kanë bërë në terren ka rezultuar se pjesa më e madhe e tyre e shpërndanin drogën me taksi dhe motorr për të mos u kapur nga policia.
Ndërsa në zonën e Kombinatit, ku u prangosën 22 persona, blerësit shkonin vetë për të marrë dozat e lëndës narkotike. Për shkak të numrit të lartë personave të arrestuar, është caktuar që 30 prej të prangosurve të dalin këtë të premte në gjykatë për t'u njohur me masën e sigurisë, informon gazetari i Report Tv, Sokol Dema.

'Tempulli'
Një operacion masiv policor në pesë qytetet kryesore të vendit që u ndërmor gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit çoi në pranga 233 persona të akuzuar për shpërndarje droge në shkolla e lokale. Grupi sillte nga Kanadaja një lloj droge 5 herë më të fortë se kanabisi ndërsa ka shpërndarë edhe lëndë narkotike sintektike, shumë e rrezikshme për shëndetin. 

Seksioni Kundër Narkotikëve në Policinë e Tiranës sekuestroi edhe 3.7 kg kokainë gjatë operacionit të sotëm dhe 10 kg kanabis si dhe 30.000 euro, 45 milionë lekë të vjetra, 6000 paund, 12 automjete, 3 motomjete, 78 aparate celularë dhe 12 peshore elektronike. Në ndihmë të Policisë së Shtetit ishin edhe Forcat e Armatosura, që vunë në dispozicion helikopterë për zhvillimin e operacionit.

Lajmi u raportua nga gazetarja e Report TV, Keti Banushi dhe Sokol Dema 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani