Policia e Shtetit ka gjetur dhe sekuestruar 5396 fidanë dhe bimë cannabis sativa, në qarqet Lezhë, Elbasan dhe Shkodër.
Në Lezhë një 35-vjeçar është arrestuar dhe një 32-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi tentuan të kultivojnë lëndë narkotike kanabis.
35-vjeçari i identifikuar me inicialet M.Gj. dhe 32-vjeçari i identifikuar me inicialet P.Gj. (vëllezër) tentuan të kultivonin rreth 500 rrënjë kanabis në fshatin Gëziq të Rrëshenit.
Për këtë rast është vënë nën hetim për shpërdorim detyre, kryetari i fshatit Gëziq dhe specialisti i pyjeve, të identifikuar me inicialet Gj. B., 63 vjeç dhe P. Ç., 65 vjeç.
Rrënjët e kanabisi në kubik u asgjësuan nga policia.
“-shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë kanë zbuluar në pyllin e fshatit Gëziq, një hapësirë që ishte përshtatuar për kultivimin e bimëve narkotike. Në këtë ambient u gjetën 500 fidanë cannabisi në kubikë, gati për t’u kultivuar në tokë, të cilët u asgjësuan nga Policia.
Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast u identifikuan 2 autorët e dyshuar, shtetasit M. Gj., 35 vjeç dhe P. Gj., 32 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Gëziq. Shtetasi M. Gj. u vu në pranga, ndërsa shtetasi P. Gj. u shpall në kërkim.
Gjithashtu, për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin Gj. B., 63 vjeç, kryetar i fshatit Gëziq dhe për shtetasin P. Ç., 65 vjeç, specialist pyjesh për zonën e Gëziqit”, njofton policia.
Po ashtu, në fshatin Vinjoll të Kurbinit policia ka gjetur dhe asgjësuar 288 bimë narkotike cannabis sativa. Edhe për këtë rast u vunë nën hetim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryetari i fshatit I. B., 52 vjeç dhe M. Gj., 36 vjeç, inpektor pyjesh.
“-shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë gjetur në territorin e fshatit Vinjoll, Kurbin, 288 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Vinjoll, shtetasin I. B., 52 vjeç dhe për shtetasin M. Gj., 36 vjeç, inpektor pyjesh në fshatin Vinjoll”,-njofton policia.
Në Elbasan, gjatë kontrolleve të policisë u gjetën 29 bimë narkotike në terren malor në Bodin.
U bë e mundur kapja e autorit të dyshuar të kultivimit të kanabisit. Bëhet fjalë për pronarin e tokës, F.B., 44 vjeç.
Ndërkohë nisi hetimi për kryeplakun e fshatit Bodin për shpërdorim detyre, R.H., 38 vjeç, si dhe për xhaxhain e të arrestuarit M.B., 75 vjeç, pasi dyshohet se ka pasur dijeni për kultivimin e bimëve dhe nuk ka kallëzuar krimin.
'Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta policore, u identifikua dhe u arrestua pronari i tokës ku ishin kultivuar bimët, shtetasi F. B., 44 vjeç. Në vijim të veprimeve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për kryetarin e fshatit Bodin, shtetasin R. H., 38 vjeç, mbi dyshime për shpërdorim të detyrës, dhe për shtetasin M. B., 75 vjeç, xhaxhai i shtetasit F. B., pasi dyshohet se ka patur dijeni për këtë krim dhe nuk ka kallëzuar.', thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa në Shkodër, blutë kanë gjetur dhe në territorin e njësive administrative Shalë, Pult, Postribë dhe Temal, 4167 fidanë dhe 412 bimë narkotike cannabis sativa.
Keto qenkan artista sepse e paskan mbjellur ne parcele qe ngjan me harten e shqiprise or teeeejjjjj
Përgjigju