Megatek hap dyert e kopshtit botanik 'Garden Center': 16,000 metra katror e më shumë se 4500 lloje lulesh

Në një ditë të veçantë për dashamirësit e kopshtarisë dhe natyrës, Megatek shënoi një hap të rëndësishëm me hapjen e dyerve të kopështit botanik 'Garden Center' në një ceremoni madhështore.

Ky event i madh prezantoi një destinacion të veçantë të gjelbërimit për klientët, me një hapësirë të gjerë prej 16,000 metra katror dhe më shumë se 4500 lloje lulesh, bimësh dhe pemësh të ekspozuara nën diellin e ndriçuar natyral. Përveç kësaj, u ofruan mbi 4000 lloje vazosh dhe mijëra artikuj dekorues, duke krijuar një atmosferë të mahnitshme me kombinimet e tyre të ngjyrave dhe stilin.

Për bordin drejtues të hipermarketit më të madh në vend,  Kopështi botanik 'Garden Center' është krijuar si bashkim i gamës e cilësisë në këtë oaz të gjelbër me biodiversitetin e bimësisë mediterrane, e ndërthurur bukur me kulturën shqiptare dhe kombinuar me trendet e fundit nga fusha e botanikës.

Në ceremoninë e hapjes, ishin pjesë e bordit drejtues të Megatek, klientë të shumtë dhe vizitorë të interesuar, të cilët shprehen të lumtur për shkallën e gjerë të zgjedhjeve të luleve dhe bimëve që ofrohen në Garden Center.

Por surprizat nga Megatek nuk mbaruan me kaq. Blerësit e vazonëve dhe luleve në Garden Center do të përfitojnë nga një ofertë e veçantë  Zgjidhni vazon dhe llojin e lules që përshtatet më mirë me ambientin tuaj dhe Megatek do të kujdeset për mbjelljen e tyre falas si një dhuratë për ju.

Megatek fton të gjithë vizitorët të shijojnë një udhëtim të mrekullueshëm në Garden Center, për të përjetuar harmoninë dhe bukurinë e natyrës në çdo hap të rrugëtimit të tyre.

M.Q.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale