Dita nis me ndriçimin e festave, dhe këtë ndjesi mund ta gjesh në çdo cep të shtëpisë kur përgatitesh për Krishtlindje. Një dritë që ndizet, një këngë që përhapet, një aromë që kujton dashurinë,dhe befas kupton se lumturia nuk është larg. Është aty ku je, në shtëpinë tënde, aty ku krijon magjinë e festave me çdo detaj që pasqyron kujtimet, emocionet dhe njerëzit që do më shumë.

Në këtë atmosferë të ngrohtë e plot shkëlqim, Megatek, hipermarketi më i madh në Shqipëri, ju fton të sillni ndriçim, stil dhe ngrohtësi në çdo hapësirë. Me ulje spektakolare deri në 68%, ju mund të gjeni gjithçka që ju duhet për të përgatitur shtëpinë për festat: nga mobiljet moderne dhe pajisjet shtëpiake, te aksesorët dekorativë, pemët e Krishtlindjeve, dritat LED, lodrat festive dhe materialet për arredim e ndërtim.

Sepse në Megatek, çdo detaj ka rëndësi dhe çdo shtëpi meriton të ndriçojë me dashuri dhe stil.  Në çdo fundvit, falë Megatek, shtëpia kthehet në një skenë të vogël dashurie, ku çdo ngjyrë, aromë dhe ndriçim bashkohet për të treguar historinë tuaj.

Rinovoni me stil, paguani më vonë

Blerjet për festat e fundvitit bëhen edhe më të lehta. Megatek ju vjen në ndihmë me një mundësi unike:,merrni produktet qe deshironi menjëherë dhe filloni pagesat vitin e ardhshëm, pa asnjë kosto shtesë. Një ofertë që i përshtatet çdo familjeje, arkitekti apo biznesi që kërkon cilësi, lehtësi dhe efikasitet në çdo projekt.

Jo vetëm kaq. Megatek ofron transport FALAS dhe mundësi pagese me lekë në dorë, për t’ju kursyer kohë dhe për ta bërë përvojën tuaj të blerjes më të këndshme se kurrë.

Këtë fundvit, sillni dritë, ngrohtësi dhe magjinë e festave në çdo dhomë.

Festat ndizen me zemër, dhe zemra ndriçon në Megatek.