Qëlloi macen me armë sportive, vihet nën hetim 39-vjeçari në Tiranë (VIDEO)

Një 39-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Tiranës, pasi ka qëlluar me armë sportive një mace. Video u bë publike në mediat sociale, ku shihet 39-vjeçari teksa qëllon macen e cila zvarritet për tu fshehur. 

Pas hetimeve u shoqërua në komisariat Suel Karameta, 39 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e policisë gjetën një armë sportive, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  

Ndaj Suel Karametës nisi procedimi penal për veprat penale "Keqtrajtimi i kafshës", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive". 

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/09/2023 00:24

    Ky eshte material nga prodhohen e rekrutohen terroristet e botes,sot macen,neser njerez!

    Përgjigju
  • Durrrs: 12/09/2023 11:22

    Me erdhi per te vjelle nga ky lloj robi e lajmi,po e terhoqa mrapsht kur lexova qe u arrestua njeri i denuar per vrasje duke shetitur ne tr me plumbin ne fole te pistoletes... e paskam gjykuar kot gjermanine per shiringat qe perdor neper burgje...

    Përgjigju
  • Max: 12/09/2023 11:18

    Çrar te beri maca more qelbanik

    Përgjigju
  • Fabian: 12/09/2023 09:34

    Mos qaj hall se macja eshte kafsh qe te mallko ne qaf e ka

    Përgjigju
  • Andi: 12/09/2023 09:24

    Psikopate qe duhen trajtuar per semundje psikiatrike, duhen denuar nga drejtesia

    Përgjigju
  • soni: 12/09/2023 09:18

    Do ket o gruan o motren e bukur ky fisqiri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK