Në këto zgjedhje, energjitë më të mëdha të të gjithëve, për fat të keq, u harxhuan me komente dhe analiza që, në shumë raste, u ngjanin shqetësimeve të luftës. Retorikë e rënduar, akuza dhe molotov, ndërkohë që vëmendja e të gjithëve duhet të ishte përqëndruar mbi debatin për qeverisjen vendore, mbi atë pushtet që na prek të gjithëve. Mirëpo, ky është fati ynë i keq, sepse opozita shqiptare vendosi të asgjësohej dhe të kthehet në një kauzë të humbur dhe kështu të shuhej debati mbi një nga anët më të rëndësishme të pushtetit që është qeverisja vendore. Përfshirja e « Bindjes Demokratike » në këtë garë është për t’u përshëndetur, jo vetëm pse ajo shfaqi ndjeshmëri të dalluar politike për të mos u reshtuar në anën e atyre që donin të shkatërronin sistemin, por edhe për faktin se ata treguan një model më të arrirë opozitarizmi.
Ndërkaq, kjo situatë atipike dhe e padëgjuar më parë, nuk na krijoi mundësinë që të evidentonim me të gjitha mënyrat një model të shkëlqyer që u shfaq në qeverisjen vendore të Shqipërisë dhe që jo vetëm e bëri kreyqytetin tonë më të bukur, por krijoi, gjithashtu edhe një prirje të re. Ky është Erion Veliaj. Klima e rënduar në vend dhe sporti mbarëshqiptar që ka përfshirë të gjithë për të anatemuar e për të sharë, mua personalisht nuk më impresionon dhe, në këtë rast, dua të them se në Shqipëri ka edhe politikanë e administratorë të zotë që kanë lënë gjurmë në këtë Shqipëri që jetojmë sot. Erion Veliaj përtëriu dhe e çoi në një shkallë më të lartë traditën e shkëlqyer të punëve në Tiranë krijuar prej Edi Ramës.
Sot është bërë modë që nga një pjesë e opozitës të artikulohen monstruozitete nga më të pabesueshmet për Ramën, por të mos harrojmë se në këta vjet tranzicioni, Bashkia e Tiranës e nisi me Sali Kelmendin e PD-së dhe u mbush me kioska, e vijoi me Brojkën për pak kohë dhe pa asnjë shenjë, për fat të keq. Të gjithë e kanë harruar, por Edi Rama në krye të Bashkisë bëri transformimet që kemi sot dhe Tiranën metropol. Lulëzim Basha për katër vjet shkatërroi dhe nuk ndërtoi asgjë.
Ndërsa punët e Erion Veliajt në vetëm një mandat është e paimagjinueshme se si janë bërë. Ky mandat i parë i Erion Veliajt na ka treguar se Shqipëria ka të rinj të talentuar dhe me integritet moral e politik që do ta shpëtojnë këtë vend dhe do ta çojnë më larg. E kam përmendur edhe herë të tjera, edhe nga PD-ja ka pasur administratorë të zotë. Arqile Gorreja, fjala vjen, do të mbahet mend për modernizimin dhe transformimin që i bëri Postës Shqiptare. Mirëpo, në gjithë këta vjet, ligjërimi
publik nuk ka qenë kurrë i drejtuar për nga evidentimi i punëve. Ligjërimi ynë publik vuan reminishencat e totalitaritzmit dhe politika shihet më së shumti si një veprimtari kriminale dhe jo si një veprimtari e rëndësishme e jetës së shqiptarëve. Opozita shqiptare që ka institucionalizuar ligjërimin kriminal dhe që i vizaton kundërshtarët e saj me ngjyrat më të errëta, harron se kështu po i përgatit vetes të njëjtin fat.
Ajo po ndërton me shpejtësi modelin e shkatërrimit të kundërshtarit më shpifje, më insinuata dhe me akuza monstruoze duke marrë rolin e porkurorit dhe gjykatësit. Në këtë klimë të rënduar, ne të gjithë harrojmë të evidentojmë edhe punët që bëhen mirë në këtë vend dhe edhe modelet që duhen nxitur e inkurajuar. Erion Veliaj është investimi më i madh i PS-së dhe i shoqërisë sonë. Të gjithë do të dëshironim që edhe nga opozita të nxitej dhe të inkurajohej një model i tillë dhe të kishim kështu një garë të denjë për një kryeqytet si Tirana.
Mirëpo kjo nuk ndodh. Erion Veliaj ka si kundërshtar politik këtë radhë përfaqësuesin e « Bindjes », kandidat i respektuar dhe gara është garë. Mirëpo Erion Veliaj, për hir të së vërtetës, duket se nuk ka kundërshtar. Tirana ka gjetur njeriun e duhur dhe ritmi në punët që nis ai është me të vërtetë impresionant. « Pazari i Ri », Sheshi « Skënderbej », pastrimi, gjelbërimi dhe ndërhyrja thuajse në të gjithë territorin e kësaj super bashkie, në vetëm një mandat, e ka bërë Erion Veliajn jo vetëm pasardhësin e denjë të Ramës në Bashkinë e Tiranës, por edhe një frymëzim më shumë për kryqytetin tonë. Urime Erion !
Kush eshte ky ylli yzeiri ndonje servil i vijave partiake qe levderojne kto lloj hajdutesh dhe Shqiperia vazhdon e vuan bashke me Shqiptaret. Qe me ardhjen e enverit pastaj te ramizit , saliut, nanos, rames, lulit e veliajt kane nje te perbashket sundojne duke mashtruar. Nese Shqiperia eshte mire atehere me falni se qenkam gabuar.
PërgjigjuUrime Lali fiku
Përgjigju