Meha akuza De Biasit, Mavraj harron
Serbinë, Cana vlerëson miqësoret

Meha akuza De Biasit, Mavraj harron<br />Serbinë, Cana vlerëson miqësoret
Mbrojtësi i ekipit kombëtar të futbollit, Mërgim Mavraj rikthehet që të flasë sërish për atë që ndodhi në Beograd. Sipas kosovarit që luan me Shqipërinë, edhe pse UEFA vendosi fitoren në tavolinë për Serbinë, kuqezinjtë fituan shumë si komb. “U grumbulluam prapë me Kombëtaren. Kësaj radhe me një dëshirë si kurrë më parë, me një ëndërr që edhe më shumë u fut në zemrat tona. Kjo ndjenjë nuk shihet vetëm tek skuadra jonë, por në të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës. Jemi të lidhur nga ajo ditë që asgjë dhe askush nuk mund të na mundë.

Edhe pse e humbëm ndeshjen në tavolinë, ne si komb fituam shumë. Shpresoj që me ndihmën e Allahut të pranojmë këtë vendim si sprovë dhe ta kalojmë me sukses dhe do të shpërblehemi me dicka edhe më të mirë” deklaron mbrojtësi kuqezi. Mavraj ishte një nga futbollistët shqiptarë që u godit në Serbi nga tifozët vendas gjatë ndeshjes të zhvilluar në Partizanin e Beogradit, e cila u ndërpre në minutën e 41.

Cana vlerëson miqësoret
Në prag të ndeshjes me Francën që do të zhvillohet më datë 14 Nëntor në Rene, kapiteni i ekipit kuqezi, Lorik Cana ka dhënë një intervistë për mediat franceze. Cana është personazhi më i njohur për francezët, pasi më parë ka qenë pjesë e PSG dhe Marsejës. “Shqipëria nuk është mësuar të luaj me të tillë kundërshtarë në miqësore. Franca mbetet një skuadër e madhe, do të jetë favoritja kryesore për të triumfuar në Euro 2016 edhe për faktin se luan në shtëpinë e saj’ tha ai.

Më pas mbrojtësi u ndal edhe te mbresat pozitive për Marsejën dhe për ndeshjen me Francën që u zhvillua për eliminatoret e Euro 2012. “Shqipëria e vuri në vështirësi Francën, por u ndëshkua nga dy gola të thjeshtë që në fund u dhanë tri pikëve kundërshtarëve”. Ndeshja e 2012 në “Qemal Stafa” përfundoi me fitoren e miqve 2-1. Në ndeshjen me Francën Lorik Cana do të thyejë rekordin e futbollistit me më shumë ndeshje me kombëtaren, të cilin aktualisht e ndan me Altin Lalën me 79 prezenca në përfaqësuese.

Meha kundër De Biasit
Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, De Biasi është ‘kryqëzuar’ nga mediat dhe trajneri i ekipit të Paderbornit në Bundesligën gjermane për mos thirrjen e Alban Mehës. “Bild” i ka kushtuar nje artikull mos grumbullimit të Mehës. “Katër javë më parë Alban Meha nuk ishte gati për të luajtur. U aktivizua vetëm 12 minuta ndaj Gladbahut, por megjithatë mori ftesë nga përfaqësuesja për ndeshjen që Shqipëria kishte me Danimarkën dhe Serbinë. Tani që ai po luan rregullisht kombëtarja nuk e fton. Këtë nuk e kuptoj” deklaroi trajneri gjerman i Paderbornit, Breitenreiter. Edhe vetë lojtari i ekipit kombëtar, Meha që po shkëlqen në Gjermani pas rikthimit nga dëmtimi shprehet i zhgënjyer me vendimin e De Biasit.  “Jam shumë i zhgënjyer për mos grumbullimin ndaj Francës dhe Italisë. Trajneri më tha që duhet të gjej formën” tha mesfushori.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë