Dy vite pas largimit Bruno Telushi është rikthyer sërish te Partizani. Mesfushori, ose ‘ushtari’ siç e njohin të gjithë tifozët e kuq, është mjaft optimist për aventutrën e re, duke qenë se e njeh mjaft mirë klubin duke qenë se në 2019 u shpall kampion me Partizanin.
“Rikthimi ka qenë shumë i bukur. Për mua Partizani është shtëpia ime, familja ime. Më dha një mundësi shumë të mirë dhe me shumë kënaqësi erdha. Sidomos pas një periudhe të gjatë që kisha larg fushave,”-u shpreh Bruno Telushi, futbollist i Partizanit.
Sezoni që u mbyll me Egnatian nuk shkoi mirë për vlonjatin, duke qenë se për shumë muaj qëndroi jashtë fushave si pasojë e një dëmtimi të rëndë. Tani në rikthim gjen shumë shokë të rinj në skuadër, por thotë se objektivi te ‘demat’ mbetet gjithmonë i njëjtë.
“Kam gjetur një skuadër të re, me elementë të rinj. Objektivi i Partizanit dihet që është gjithmonë për të dalë kampion. Do ecim gjatë asaj rruge dhe shpresoj të na eci sa më mbarë,”-deklaroi Bruno Telushi, futbollist i Partizanit.
Te Partizani Telushi stërvitet nga Dritan Mehmeti, ish-ndihmësi i Skënder Gegës kur të kuqtë u shpallën kampion.
“E njohim shumë mirë njëri-tjetrin. Dua ta falenderoj profesorin se te ky rikthim besoi shumë tek unë. Te kjo aventurë e re te Partizani i uroi shumë suksese Tanit dhe ti shkojë sa më mbarë si në kampionat ashtu edhe në Europë,”-tha Bruno Telushi, futbollist i Partizanit.
Më 7 korrik Partizani rikthehet në fushë për një ndeshje zyrtare siç është ajo me Saburtalon në kualifikueset e Conference League, por ka shumë pikëpyetje nëse Telushi do jetë në gjendje apo jo për të kontribuar për skuadrën.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
38.9%
-
Jo
56.6%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 1220
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Produkt i 'Demave', Partizani huazon sulmuesin te gjigantët e Kroacisë
18 Shkurt, 13:09
-
Superliga/ Egnatia mposht 2-0 Partizanin dhe 'arratiset' në krye, Dinamo e Vllaznia pa gola mes tre të kuqve! Bylis 1-1 AF Elbasani
15 Shkurt, 15:36
-
Komisioni i Disiplinës/ Përplasjet mes tifozëve në derbin e kryeqytetit dhe 7 kartonat e kuq, Partizani gjobitet me 100 mijë lekë, Tirana me 50 mijë lekë
14 Shkurt, 17:37
-
Dhjetë ndeshje këtë sezon, Partizani rinovon me mesfushorin korçar
13 Shkurt, 13:31
-
Dhuna në derbin e kryeqytetit, FSHF: Përgjegjëse policia, s'është hera e parë që nuk bashkëpunojnë! Mund të pezullojmë garat
10 Shkurt, 18:36
-
Tiranë/ Sherri në derbin e kryeqytetit, nën hetim Sekretari i Përgjithshëm i Partizanit dhe delegati i FSHF-së! 3 tifozë të arrestuar dhe 5 nën akuzë (EMRAT)
10 Shkurt, 09:12
-
Partizani dhe Tirana barazojnë 1-1! Derbi nisi me sherr në tribuna dhe u mbyll me dhunë e shtatë kartona të kuq në fushë! Fitojnë Egnatia e Vllaznia, dorëhiqet Nevil Dede
9 Shkurt, 19:01
-
Derbi i kryeqytetit/ Shtyhet me 30 minuta Partizani-Tirana te ‘Arena e Demave’! Sherr me shkopinj, tifozët zihen para ndeshjes! Shoqërohen dy ultras të 'Të Kuqve' (VIDEO)
9 Shkurt, 13:25
-
Derbi kundër Tiranës në 'Arenën e Demave', Veselinovic: Partizani i prekur nga virozat, stadiumi s'ndikon në futbollin modern
8 Shkurt, 14:41
-
Superliga/ Java e 24-t në dy ditë, derbi Partizani - Tirana në 'Arenën e Demave'
7 Shkurt, 12:37
-
Bardheblutë me vetëm 200 tifozë, derbi Partizani - Tirana luhet në 'Arenën e Demave'
6 Shkurt, 15:21
-
Tirana shkon e ‘gjymtuar’ në ‘Arenën e Demave’, katër mungesa për bardheblutë në derbi
6 Shkurt, 15:06