Eliminimi nga Kupat e Europës kanë hapur ankandin për trajnerin e ri të Partizanit. Aktualisht të kuqtë drejtohen nga Dritan Mehmeti, i cili në pjesën e dytë të sezonit të kaluar i kaloi pritshmëritë, por tani duket se drejtuesit kanë plane të tjera. Mehmeti përflitet se do ta mbyllë me Partizanin dhe një sinjal e dha edhe drejtori sportiv Elton Marini, i cili la të kuptohet se e ardhmja do jetë me trajner të ri.

“Sot që flasim Dritan Mehmeti vazhdon të jetë trajneri i klubit të Partizani,”- tha Elton Marini, drejtor i Partizanit.

Vetë Mehmeti nuk e përjashton shkarkimin, por është krenar për punën që ka bërë.

“Nuk ndjehem fare në presion përsa i përket Kupave të Europës sepse kemi bërë maksimumin. Skuadra është në rindërtim e sipër, por nuk mund ta menaxhoj të ardhmen se çfarë mund të ndodhë,”-deklaroi Dritan Mehmeti, trajner i Partizanit.

Këtë të shtunë është përfolur se trajneri i ardhshëm i Partizanit do jetë italian, ashtu si shumë herë në të shkuarën pavarësisht se pothuajse të gjithë kanë dështuar. Kandidati më serioz është miku i presidentit Gaz Demi Serse Kozmi, i cili ka drejtuar në Seria A, por përfliten gjithashtu emrat e ish-trajnerit të Kukësit Diego Longo, si dhe ish-trajneri i Apolonisë Xhovani Kolela, bashkpuntor i ngushtë i drejtorit Elton Marini. E sigurtë është se trajnerët shqiptarë tani për tani shihen si plan rezervë te Partizani.