Ngjarja e sotme në kampin e MEK është një ngjarje e turpshme për atë komunitet që pasi ka gjetur strehë, mbrojtje dhe mikpritje nga populli dhe autoritetet shqiptare, sot kanë reaguar dhunshëm ndaj një kontrolli rutinor të policisë.
Me urdhër të SPAK dhe vendim te Gjykatës se Posatshme, Policia e Shtetit ka kryer një kontroll në kampin në Manëz, pas sinjalizimeve të shumta për aktivitete të dyshimta që kryheshin nga ky kamp. Aktivitete që në fakt cënojne sigurinë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Kontrolle të tilla Policia e Shtetit i kryen në çdo cm2 të sipërfaqes se Republikës së Shqipërisë dhe është skandaloze dhe në shkelje të ligjeve shqiptare që komuniteti MEK jo vetëm që nuk ka bashkëpunuar me policinë, por përkundrazi, ka kundërshtuar kontrollet e organeve ligjzbatuese.
Komuniteti MEK jeton prej thuajse 10 vjetësh në Shqiperi, për arsye humanitare, në bazë të një marrëveshje të bërë me qeverinë shqiptare. Marreveshje e cila nuk është respektuar kurrë nga MEK, të cilët vit pas viti, në shkelje të plotë të kushteve të marrëveshjes, kanë kryer aktivitet politik nga kampi ku jetonin në Shqipëri.
Por së fundmi, të dhënat tregojnë se aktiviteti jashtëligjor i MEK ishte bërë edhe më i rrezikshëm, çka solli vendimin e autoriteteve për të kontrolluar këtë kamp, njësoj si çdo hapësirë tjetër në territorin shqiptar.
Dhuna e sotme e ushtruar nga MEK kundër policisë dhe deklaratat e tyre janë të papranueshme. MEK nuk ndërtojnë dot një shtet brenda shtetit shqiptar dhe për aq kohë sa jetojnë në Republikën e Shqipërisë kanë detyrimin t’i binden ligjeve të kësaj Republike.
Të thuash se aksioni i sotëm i organeve ligjzbatuese i shërben regjimit të Iranit është një deklaratë e ulët. MEK duhet të jenë falenderues ndaj shqiptarëve dhe autoriteteve pasi kanë 10 vjet që jetojne në Shqiperi, ndërkohë që Shqiperia ka qenë viktimë e sulmeve të Iranit dhe ka ndërprerë marrdhëniet diplomatike me regjimin iranian.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.9%
Vota total: 891
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Komisionerja Kos takon drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, 'kokë më kokë' me Dumanin, Çelën dhe Metanin për afro një orë
13 Mars, 20:37
-
Përkrahu Safet Bajrin për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër në vitin 2018, vihet në pranga e dashura e tij
13 Mars, 19:33
-
‘ILD dhe KLP t’i japin zgjidhje kërkesës së Veliajt’, ish-prokurori për Report TV: Dado nuk plotëson kriteret për prokuror! Reforma në drejtësi duhet rishikuar, arrestet me burg pa kriter
13 Mars, 19:17
-
Vrasja e Fatbardh Licit/ Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali ankimojnë masën e arrestit të GJKKO, Apeli e regjistron! Ja gjyqtarja që do vendosë
13 Mars, 15:39
-
Afera ‘Partizani’/ GJKKO shtyn për më 4 prill seancën paraprake! Të pandehur Sali Berisha, dhëndri Jamarbër Malltezi dhe të tjerët
13 Mars, 14:41
-
Dosja e 'Sterilizimit'/ Shtyhet seanca në GJKKO, mungoi e pandehura dhe avokati i saj! Biznesmeni Rrapaj kërkon avokat italian
13 Mars, 14:07
-
Pandeli Majko reagon pasi u la në listën e hapur në Tiranë: Bufi ushqehet me minj! Beteja ime është për Shqipërinë e fëmijëve tanë
13 Mars, 08:19
-
Ilir Yzeiri: Edhe njëherë për Dumanët, Dadot, Gërgurët dhe idiotët e dobishëm të banaqeve
12 Mars, 18:18
-
Anri Bala: Pse SPAK nuk i heton financuesit dhe informatorët e 'gazetarëve të posaçëm' kur bëhen presione ndaj drejtësisë?
12 Mars, 09:30
-
Mero Baze: Nëse 'prova' e re e SPAK për Veliaj është miqësia me mua, është provë shumë e vjetër
11 Mars, 20:44
-
Fatbardh Kadilli për Report Tv: Rama ka strategji mbështetjen e SPAK-ut dhe reformën në drejtësi, Berisha për herë të katër në opozitë! PL në degradim total
11 Mars, 19:39
-
Prova të reja kundër Veliajt, avokati Petraj: E paprecedentë në Apel! Gazetari Bala: Magjistratët s'guxojnë të sillen me bandat si me kryebashkiakun
11 Mars, 18:34
Ketyre duhet shpjeguar fort e qarte qe abuzimi i tyre ndaj mikpritjes se Shqiptareve nuk mund te rrije pa pasoja. Duhet gjetur urgjentisht vendi nje pjese te mire te tyre!!!
PërgjigjuDo ishte mire qe ne kete raste Kurti ti shkruan nje asocijacion per iranjanetdhe ti dergon Makronit, te cillit apsolutisht nuk e pranojne shtetin shqiptar dhe kundershtojne qdo gje,ndersa kan te drejta me shume se shqiptaret vet..Ashtu ka bere dhe Rama pa i kerkoue askush dhe pa konsultim me Kurtin.
PërgjigjuMund te ndodhe valle qe Amerika t’ia fusi kot per asosacionin sic ja futi kot per keta guerrilsat? Mos valle ligjet jane shkruar per tu zbatuar? Per shembull, kerkesat per azil duhen shqyrtuar individualisht dhe jo ne grup, sikur njerezit te jene dele. Prandaj asnje vend tjeter nuk i mori, pervec republikes sone te bananeve.
PërgjigjuE patolerushem kjo veprimtari dhe kumdershtim nga iranianet... Keta duhen qeruar nga Shqiperia. Policia nuk mune te zbatoj standarte tw dyfishta, nese do ishte shtetas shqiptar do te ishte dhunuar dhe vendimi i.gjykates do iehte zbqtuar, e jo te iket ne menyre re turpshme
PërgjigjuKush do t’i qeroje, ata qe i futen? Ku ishe ti kur i mori Sala dhe Edi keta nga Lindja e Mesme sikur po i fuste ne shtepi te babes?
KURSEVEDVIN SHQIPFOLËSI KERKON SHTET SERBORUS MBRENDA SHTETIT TË KOSOVËS !
Përgjigju