Meksi, Karaiskaj, Riza, Baçe
e Thomo rikthejnë arkitekturën

Meksi, Karaiskaj, Riza, Baçe<br />e Thomo rikthejnë arkitekturën
Dy ribotime të rëndësishme “Historia e Arkitekturës nё Shqipëri” dhe libri “5000 vjet fortifikime në Shqipëri” i kanë kthyer trashëgimisë kulturore dokumentet e censuruara.

Janë 5 autorë Aleksandër Meksi, Gjerak Karaiskaj, Pirro Thomo, Emin Riza, Apollon Baçe që kanë punuar për të publikuar e pasuruar trashëgiminë kulturore në vite. 

Vepra shkencore “Historia e Arkitekturës nё Shqipëri” me autor Aleksandër Meksi, Pirro Thomo, Emin Riza, Gjerak Karaiskaj e Apollon Baçe është promovuar në Bibliotekën Kombëtare.

Drejtoresha e Bibliotekës Persida Asllani që çeli promovimin e konsideroi veprën si një pasuri të institucionit. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e ka quajtur bashkëpunimin me autorët edhe si një mënyrë integrimi për të zgjidhur problemet e trashëgimisë. 

“Dhe unë dua t’ju falënderoj të gjithëve për dashurinë që shprehni kur e shprehni, për kritikën kur e bëni me dashuri, por edhe atëherë kur e bëni pa dashuri, se në çdo rast është një ndihmë komunikimi për problemet e trashëgimisë”, tha ministra Kumbaro. 

Shefi i departamentit të Trashëgimisë, Lorenc Bejko, çmoi vlerat e librit në funksion të arkitekturës moderne, ndërsa Pirro Thomo e Aleksandër Meksi e shohin librin në një tjetër dimension: 

“Është një pasqyrë e trashëgimisë kulturore, e përditësuar, ndryshe nga botimi i mëparshëm në kushte një cikë të vështira falë Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve u mundësua dhe them që do të jetë i dobishëm për këdo që i intereson trashëgimia në fushën e arkitekturës dhe historia në përgjithësi, sigurisht që edhe për studentët është një libër që atyre u ka munguar”, tha Meksi 

Në këtë promovim vlerësime ka marrë edhe vepra “500 vjet fortifikime në Shqipëri” e Gjerak Karaiskaj, e cila ribotohet duke publikuar pjesë të tëra të censuruara. 

“Kishte dhe një kriter tjetër që ishte i asaj kohe. Ata të huaj që ishin shpallur armiq u hiqej fare citimi, nuk u vihej emri. Unë këtë punë kam bërë, kam shtuar ato që janë hequr, nuk kam ndryshime të tjera, por e kam ribotuar librin edhe për një qëllim tjetër, se nuk ka rëndësi emri, se me sa kam vënë re, ato që kam thënë unë dikur për kalatë antike i thonë tani”, u shpreh Karaiskaj.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri