Të paktën 20 persona humbën jetën përfshirë 10 minorenë dhe 36 të tjerë u plagosën në Meksikë si pasojë e shpërthimit të një autoçisterne me gaz natyror të lëngëzuar.

Nga shpërthimi i fuqishëm u dëmtuan edhe disa shtëpi dhe automjete që ndodheshin aty pranë.

Sipas të dhënave paraprake, autoçisterna për arsye ende të panjohura u përmbys duke shkaktuar edhe shpërthimin fatal.

Grupet e shërbimit të shpejtë thanë se tragjedia mund të ketë ndodhur si pasojë e ndonjë përplasjeje në rrugë.

Ndërkohë presidenti meksikan Enrique Pena Nieto ka ofruar solidaritetin e tij familjarëve të viktimave për këtë incident të dhimbshëm.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)