GUADALAJARA - Meksika fitoi 1-0 kundër Koresë së Jugut mëngjesin e kësaj të premteje sipas kohës shqiptare, në ndeshjen e raundit të dytë për Grupin A të Botërorit 2026. Goli i Luis Romos në minutën e 50-të bëri që meksikanët të bëhen skuadra e parë e kualifikuar për në ruandin e 1/16-ave të turneut, kjo pasi kanë dy fitore në po kaq ndeshje.

Sfida në stadiumin e Guadalajarës ishte me shumë raste dhe emocione të forta deri në fërshëllimën finale të arbitrit uruguaian, Tejera. Paçka shumë mundësive, goli që vendosi ndeshjen u shënua në minutën e 50-të nga Luis Romo, kjo edhe si pasojë e gabimit të gardianit aziatik, Kim Seung Gyu. Nga ana tjetër portieri i Meksikës, Rangel, bëri heroin për vendasit në dy momente në fundin e ndeshjes.

Kësisoj, me gjashtë pikë Meksika kryeson Grupin A duke lënë pas Korenë e Jugut, Çekinë dhe Afrikën e Jugut. Ndeshjet e radhës (të fundit në grup) janë Çeki - Meksikë dhe Afrikë e Jugut - Kore e Jugut.

Renditja në Grupin A:

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.