Një tërmet me magnitudë 6,5 ka goditur bregun lindor të shtetit meksikan në Baja të Kalifornisë.

Institutit Sizmiologjik i Shteteve të Bashkuara ka ndjerë tërmetin e fuqishëm, por nuk mendohet se do të ketë pasoja apo mundësi për ndonjë cunami.  

Tërmeti u konstatua 69 kilometra në veri-lindje të qytetit bregdetar të Loretos, i njohur për arkitekturën e epokës së saj koloniale.

Sipas verifikimeve, epiqendra e tërmetit u ndje dhjetë kilometra poshtë sipërfaqes së tokës.

epiqendra termetit
(Epiqendra tërmetit)

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com