Ende nuk ka asnjë informacion paraprak rreth numrit të viktimave apo shkallës së dëmit të shkaktuar, pasi tërmeti ka ndodhur vetëm pak minuta më parë.
Qendra paralajmëruese e cunamit të Paqësorit tha se nuk kishte kërcënim për tu shqetësuar nga cunami.
Njerëzit u panë të dilnin nga shtëpitë e tyre të tmerruar pasi toka po tronditej.
Autoritetet aktivizuan sistemet e alarmit të tërmeteve, duke u bërë thirrje banorëve të qëndrojnë jashtë.
Shtatorin e kaluar, dy tërmete shkatërruese në Meksikë vranë qindra njerëz.
Meksika është një nga rajonet më sizmikisht aktive në botë, duke u ulur në krye të tre prej pllakave më të mëdha tektonike të Tokës - pllakat e Amerikës së Veriut, Cokos dhe Paqësorit.

Epiqendra e tërmetit ishte 33 milje në verilindje të Pinotepa, në shtetin Oaxaca
[gallery]25581[/gallery]
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

FOTO









