Meksika paralajmëron presidentin
Trump: Do të kemi një betejë të gjatë

Meksika paralajmëron presidentin<br />Trump: Do të kemi një betejë të gjatë
MEKSIKE-“Po përgatiten për një betejë të gjatë, sepse kjo krizë nuk zgjidhet në tre ditë”, këto janë fjalët e ministrit të Punëve të Jashtme të Meksikës, Luis Videgaray, i cili iu referua vizitës së zyrtare të sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson dhe të këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, John Kelly në qytetin e Meksikos.

Tensionet mes SHBA-së dhe Meksikës janë rritur gjatë presidencës së presidentit Trump, i cili ka paralajmëruar ndryshime në tregtinë me Meksikën, ku kjo e fundit i ka cilësuar si fillimi i një lufte tregtare.

“Fakti që thamë tani mjaft, me sa duket, ka pasur pasoja dhe kjo shpjegon përse sot dy sekretarë amerikanë kanë ardhur te ne, duke paralajmëruar se nëse vërtetë synojnë të vendosin taksa ndaj eksporteve meksikane, atëherë edhe ne do e bëjmë, por do e bëjmë më mirë, duke zgjedhur sektorët që pësojnë më shumë dëme”, ka shtuar shefi i diplomacisë meksikane.

Ndërkohë nga ana tjetër presidenti Donald Trump, ka deklaruar se shpreson se dy vendet të kenë marrëdhënie më të mira në të ardhmen, duke kërkuar një trajtim më të drejtë nga ana e shtetit fqinj.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij