Qindra njerëz në Mexico City morën pjesë në thyerjen e rekordit të sanduiçit më të madh në botë, me një gjatësi prej 63 metrash e gjërësi prej 500 centimetrash, me peshë 650 kilogramë. Mega sanduiçi u realizua me ndihmën e më shumë se 80 bizneseve dhe shumë punonjësve të tyre, me qindra bukë të ndara dhe me përbërësit kryesorë të sanduiçit që banorët e Mexikos e quajnë “torta”.

Për këtë sanduiç u shpenzuan qindra litra majonezë, mustardë dhe salca pikante, bashkë me mjaft përbërës të tjerë si salçiçe, zarzavate dhe djathë, duke krijuar shijë të ndryshme gjatë gjithë gjatësisë së tij. Në këtë iniciativë mori pjesë dhe kryebashkiaku i vendit Manuel Ballesteros, i cili shpjegon detajet dhe qëllimin e përgatitjes së tij, për të thyer një record botëror. Ky aktivitet i përvitshëm bëhet për të nxitur shefat e guzhinës vendase për të mos humbur traditën e sanduiçit meksikan i cili konkurrohet nga importet e huaja.

Një ndër shefat pjesmarrës thekson se sanduiçi i tyre është shumë i shëndetshëm, pa shumë kalori dhe me shije që u përshtaten të gjithve. Pavarsisht madhësisë së tij, sanduiçi tradicional Meksikan nuk ja doli të ishte më i madhi në botë për shkak se rekordi Guiness është shënuar në 2005-ën në Amerikë për sanduiçin më të rëndë, ndërsa sanduiçi më i gjatë është vendosur në Liban në 2011-tën.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)