Meksikë, ekzekutohet me 155 plumba polici që arrestoi djalin e ‘El Chapo’ (VIDEO+FOTO)

Ekzekutohet me 155 plumba polici që arrestoi djalin e ‘El Chapo’.

Pamjet video tregojnë momentin kur një makinë e kuqe, që drejtohej nga anëtarë të bandave të kartelit të drogës në Meksikë, ndjek një makinë të bardhë në një qendër tregtare, përpara se dy të armatosur t’i ngrinin pritë oficerit të policisë.

Në Twitter, Departamenti i Policisë njoftoi për vrasjen e oficerit. ‘Mbi të u derdhën 155 plumba’, - thuhet në njoftimin e policisë.

Eduardo, 32 vjeç, iu bashkua forcës gjashtë vjet më parë. Është e paqartë nëse polici ishte në detyrë në kohën e sulmit.

Sipas mediave lokale, ai ishte anëtar forcave speciale që morrën pjesë në operacionin policor.

Vrasja brutale vjen ditë pas përpjekjes për të kapur Ovidio Guzman Lopez - një nga djemtë e El Chapo, i njohur edhe si "Chapo i Vogël" dhe pas masakrës ku humbën jetë 6 fëmijë dhe tre nënat e tyre.

Forcat speciale meksikan u detyruan të ndërpresin arrestimin e tij më 17 tetor kur antëtarët e bandës në momentin e arrestimit e kthyen qytetin në një fushë beteje.

El Chapo ndodhet në SHBA ku vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sera: 09/11/2019 11:28

    Shtet ufosh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik