Meliá Durrës, pjesë e grupit “Concord Investment”, ka shkëlqyer fuqishëm në skenën ndërkombëtare të turizmit, duke u vlerësuar nga platforma e mirënjohur britanike “loveholidays” me dy çmime prestigjioze: “Most Loved Hotel Worldwide” dhe “Most Loved Hotel in Albania”, vlerësime këto që nuk jepen nga juritë, por drejtpërdrejt nga përjetimet dhe emocionet e turistëve, të përmbledhura në mijëra komente e vlerësime autentike.
LOVEHOLIDAYS, NJË GJIGANT EVROPIAN QË VULOS REPUTACIONIN
Me mbi 5 milionë udhëtarë aktivë, “loveholidays” konsiderohet një prej platformave më të rëndësishme të udhëtimeve në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë. Vlerësimet e saj, të bazuara në transparencë totale dhe përvoja reale, e bëjnë këtë arritje jo vetëm të vlefshme, por edhe jashtëzakonisht domethënëse për Meliá Durrës dhe për turizmin shqiptar në tërësi, duke e futur Shqipërinë në hartën e destinacioneve që po preferohen gjithnjë e më shumë nga turistët ndërkombëtarë.
MELIÁ ALBANIA, ATY KU EKSELENCA SPANJOLLE TAKON SHPIRTIN SHQIPTAR
Si një perlë e Adriatikut, i pozicionuar në bregdetin e gjirit të Lalzit, vetëm disa kilometra larg kryeqendrës shqiptare, resorti modern i zinxhirit “Meliá Hotels International” ofron standarde të pakompromis, falë të cilave ka fituar besimin e mijëra pushuesve britanikë, të cilët e kanë shndërruar në një nga zgjedhjet e tyre të para për pushimet verore në Mesdhe.
-Shërbim premium, të njohur globalisht për profesionalizëm dhe mikpritje.
-Infrastrukturë bashkëkohore, me ambiente elegante dhe hapësira luksoze.
-Eksperiencë të plotë All-Inclusive, që i jep çdo pushuesi komoditet dhe siguri të pakrahasueshme.
-Programe argëtuese për çdo moshë, që i shndërrojnë pushimet në kujtime të paharrueshme.
-Një vendndodhje ideale, vetëm pak hapa larg detit dhe shumë afër atraksioneve kryesore turistike.
NJË PARTNERITET QË I SJELL SHQIPËRISË MË SHUMË VËMENDJE SE KURRË
Bashkëpunimi mes MELIÁ DURRËS dhe LOVEHOLIDAYS ka nxitur një valë të re fluksi turistik nga tregu britanik, një treg me potencial të jashtëzakonshëm, që po zbulon Shqipërinë si destinacion modern, të sigurt, atraktiv dhe konkurrues. Ky sukses po rrit jo vetëm numrin e vizitorëve, por edhe imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë, duke e pozicionuar vendin tonë si pjesë të elitës së destinacioneve të reja mesdhetare.
NJË TRIUMF QË FRYMËZON DHE NGRE AMBICIEN MË LART
Dy çmimet prestigjioze të fituara janë një kurorëzim i përpjekjeve të pandërprera të ekipit të Meliá Durrës, një staf që punon me pasion, përkushtim dhe profesionalizëm për të krijuar përvoja që prekin zemrën e çdo vizitori. Ky vlerësim është një motivim i fuqishëm për të shkuar edhe më tej, për të sjellë risi, për të tejkaluar pritshmëritë dhe për të ngritur standarde të reja në mikpritjen shqiptare.
Meliá Durrës vijon misionin e saj me një vizion të qartë: të ofrojë pushime që mbeten gjatë në kujtesë, përvoja që emocionojnë dhe mikpritje që e bën Shqipërinë të ndihet si shtëpi për pushues nga e gjithë bota...
Meliá Durrës, aty ku çdo çast është një përjetim...










