
Në Melitopol, një qytet në jug të Ukrainës, trupat pushtuese kanë bllokuar tetë autobusë për evakuim për një ditë.
Zëvendëskryeministrja e vendit, Iryna Vereshchuk, e denoncon këtë në Facebook, shkruan Corriere.
“Ka negociata për zhbllokimin e këtyre autobusëve në itinerarin e tyre, shkruan ajo, dhe, sipas marrëveshjeve, mund të bëhet edhe largimi i banorëve vendas”.
Në orët e fundit në të njëjtin qytet, siç tha kryetari Ivan Fedorov, më shumë se njëqind persona janë rrëmbyer "pa arsye" nga forcat ruse.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Pas Von der Leyen, Johnson udhëtim 'surprizë' në Kiev, takohet me Zelenskyn! Masakër e re në Makariv, 132 viktima! BE premton 600 mln euro për Ukrainën










