Melo, grushte me bashkëlojtarin e tij te Galatasaray, Albert Riera

Melo, grushte me bashkëlojtarin e tij te Galatasaray, Albert Riera
Ish-mesfushori brazilian i Juventusit, i huazuar te Galatasaraji në këtë edicion, Felipe Melo, është përleshur fizikisht me bashkëlojtarin e tij te skuadra turke, ish-futbollistin e Liverpulit, Albert Riera.

Ngjarja e rëndë ka filluar para ndeshjes Gallatasaraj-Manisaspor, kur ata patën debate të ashpra verbale. Por kjo ishte më e pakta, pasi të dy futbollistët thuhet ta kenë vazhduar me grushte përleshjen e tyre në ndeshjen e kësaj fundjave.

Sipas raporteve nga mediat turke, përleshja fizike ka qenë aq e madhe, sa Melo është larguar i ënjtur dhe i gjakosur, ndërsa spanjolli Riera ka përfunduar në spital. Klubi ka paralajmëruar dënime të ashpra për të dy futbollistët dhe ka kërkuar falje nga tifozët për njollosjen e emrit të Gallatasarajit, një nga klubet më të mëdhenj në futbollin turk.(rb/shqiptar.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin