Melo rrëfën Superligën në Brazil: Tifozët janë shumë fanatikë, kur humbëm 5-1 derbin shokët e skuadrës qanin

Melo rrëfën Superligën në Brazil: Tifozët janë shumë fanatikë, kur humbëm 5-1 derbin shokët e skuadrës qanin

Prej dy vitesh Ëilliam Melo, futbollisti i Partizanit, luan në Superligën shqiptare. Fillimisht ai u aktivizua me Kukësin, ndërsa tani te kampionët në fuqi, me të cilët ka shënuar 3 herë në katër derbit me Tiranën. Në një intervistë për mediat e vendit të tij në Brazil Melo thotë se futbolli shqiptar është në rritje. Më së shumti braziliani krenohet me derbin, aty ku thotë se pas humbjes 5-1 me Tiranën futbollistët e Partizanit qanin në dhomat e zhveshjes. Gjithsesi fillimisht ai e nis duke treguar se si nisi aventura në Shqipëri.

“Unë po përfundoj sezonin tim të dytë këtu. Fillimisht kam ardhur te Kukësi. Para se të shkoja aty, menaxheri im më thirri dhe më tha se kishte një propozim nga një klub nga Shqipëria, i cili do të luajë në ‘play off’-in e Ligës së Kampionëve, dhe mund të ishte një mundësi e mirë për mua. Unë doja të largohesha nga Brazili, pasi njerëzit e dinë për krizën në vend. Klubet nuk kishin kushte të mira financiare, ndaj preferova të vija në Shqipëri. Unë bëra mirë, u adaptova shpejt dhe ndihem komod tani”, tha fillimisht Ulliam Melo

PËRVOJA NË CHAMPIONS- Melos sapo arriti te Kukësi iu dha mundësia që të luajë në turin e parë eliminator të Champions-it me Kukësin dhe më pas në Ligën e Europës. Sa i përket kësaj përvoje që e ka përjetuar në dy verat e fundit, me Kukësin dhe me Partizanin, 27-vjeçari u shpreh: “Ishte një aventurë e komplikuar, sepse dihet që Shqipëria nuk është në nivele të larta botërore, nuk është një vend që ka shumë shikueshmëri. Skuadrat shqiptare hasin shumë vështirësi kur luajnë kundër skuadrave të mëdha si Karabaku (që eliminoi Kukësin dhe Partizanin në dy sezonet e fundit në Champions).

Dallimi i buxhetit është shumë i madh. Ndaj është e vështirë për skuadrat shqiptare që të kualifikohen, por futbolli këtu është në rritje. Aktivizimi në këtë kompeticion është një mundësi për një lojtar që dëshiron të rritet. Të dëgjosh himnin e Champions-it është një ndjenjë unike. Ju futeni me himnin. Të pëlqen apo jo, është e shkruar se keni luajtur në raundet eliminatore të Champions”, vijon më tej braziliani i Partizanit.

SHQIPTARËT DHE FUTBOLLI- Në rrëfimin e tij Ulliam Melo tregon përvojën e tij në futbollin shqiptar, ku nxjerr në pah fanatizmin e tifozëve, ndonëse bëhet fjalë për një vend të vogël. “Shqipëria është një vend shumë i vogël, por njerëzit e pëlqejnë shumë futbollin, janë shumë fanatikë. Tifozët vijnë në stadium dhe skuadra ku unë luaj (Partizani) ka tifozët më të shumtë, së bashku me Tiranën”, u shpreh 27- vjeçari.

DERBI SI ÇMENDURI- Melo ka rezultuar njeri i derbit për Partizanin dhe ai u tregon brazilianëve si përjetohet rivaliteti me Tiranën, pasi bëhet fjalë për një ndeshje që lëviz ndjenjat dhe emocionet e lojtarëve dhe të tifozëve. “Derbi i kryeqytetit këtu është si çmenduri. Madje njerëzit këtu kanë një thënie: ‘Më mirë të fitohet derbi sesa kampionati’. Ka plot rivalitet në këtë sfidë. Ishte një derbi që ne e humbën 5-1, kur kundërshtarët vinin pas një periudhe të gjatë pa fitore ndaj nesh.

Pas kësaj disfate unë pashë shokë të skuadrës duke qarë në dhomat e zhveshjes. Derbi këtu nuk është gjë e thjeshtë, por një çmenduri. Ata janë shumë fanatikë. Tifozët janë të jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë stadiumit dhe nuk kam mënyrë për ta shpjeguar. Nëse dilni në rrugë, të gjithë të njohin, të ndalojnë, të pyesin. Realisht është vërtet interesante nga ajo që shikoj. Tifozët janë vërtet të ngrohtë”, mbyll rrëfimin e tij Melo në “ogol.com.br” në lidhje me futbollin shqiptar.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të caktohet deri më 29 dhjetor

Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të caktohet deri më 29 dhjetor