Melomakarona

Përbërësit:

  • 240 ml vaj luledielli ose vaj misri
  • 240 ml vaj ulliri i lehtë
  • 160 ml lëng portokalli i freskët
  • 50 gr konjak
  • 200 gr sheqer
  • 1 lugë çaji sodë buke
  • 1 lugë çaji karafil të bluar
  • 2 lugë çaji kanellë
  • 900 gr miell
  • 2 lugë çaji pluhur pjekës
  • Lëvoret e 2 portokalleve

Për shurupin:

  • 400 gr sheqer
  • 400 ml ujë
  • 400 gr mjaltë
  • 1/2 limon i plotë (pa prerë)
  • Arra për spërkatje

Përgatitja:

Ziejmë ujin, sheqerin dhe limonin për 5-6 minuta. E heqim nga zjarri, shtojmë mjaltin dhe e përziejmë mirë. E lëmë shurupin të ftohet. Ndërkohë përgatisim brumin e ëmbëlsirave. Në një tas të madh, përziejmë vajin e ullirit, vajin e lulediellit, sheqerin dhe lëngun e portokallit. Shtojmë lëkurën e grirë të portokallit, kanellën, sodën e bukës dhe pluhurin e karafilit. I përziejmë mirë. Gradualisht shtojmë miellin dhe e përziejmë pa e punuar gjatë brumin, duhet të jetë i butë, i lëmuar dhe jo elastik. Marrim pak nga brumi, formojmë toptha të vegjël ose u japim formë ovale. I shtypim lehtë me pirun për të krijuar teksturë në sipërfaqe dhe i vendosim në tepsi të shtruar me letër pjekjeje. I pjekim në furrën e parangrohur në 180°C për rreth 20-25 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë. Pasi ëmbëlsirat të jenë gati, i nxjerrim nga furra dhe i zhysim menjëherë në shurup të ftohtë për disa sekonda secilën. I vendosim në një pjatancë dhe i spërkatim me arra të thërrmuara në sipërfaqe.