Meloni nuk ‘tërhiqet’, mediat italiane: Javën që vjen pritet të mbërrijë një tjetër grup me emigrantë në Gjadër

 

Qeveria italiane do të sjellë një tjetër grup azilkërkuesish në Shëngjin gjatë kësaj jave. Kryeministrja italiane Meloni duket se nuk do të tërhiqet edhe pas vendimit të gjykatës italiane të premten, sipas të cilit sjellja e atyre ne kampet e ngritura në Shqipëri është e pavlefshme.

Gazeta italiane ‘La Reppublica’ thekson se Meloni nuk do të tërhiqet nga marrëveshja dhe do të vijojë me operacionet drejt Shëngjinit. Një tjetër anije do të vijë të mërkurën ose të enjten më azilkërkues të tjerë sipas ‘La Reppublica’, e cila nuk specifikon më shumë, as numrin e mundshëm dhe as ditën e saktë.

Të premten në mbrëmje Meloni tha se vendimi i gjykatës do ë detyrojë qeverinë italiane të gjejë zgjidhje të tjera, ndërsa Ministri i saj i brendshëm ka njoftuar se do ta apelojnë vendimin e Gjykatës se Romës në shkallët e tjera të gjyqësorit.


Lajmi kryesor:

Pas vendimit të Gjykatës së Romës, 12 emigrantët kthehen në Itali! Mediat paralajmërojnë: Një tjetër grup pritet të transferohet në Gjadër javën tjetër (VIDEO)


SI.E./E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mohamed Salah foto me familjen për Krishtlindje, 'masakrohet' në komente

Mohamed Salah foto me familjen për Krishtlindje, 'masakrohet' në komente