Meloni viziton Papa Françeskun në spital: Është i vetëdijshëm, nuk e ka humbur sensin e tij të humorit

Meloni viziton Papa Françeskun në spital: Është i vetëdijshëm, nuk e ka humbur sensin e tij të humorit

Papa Françesku

ITALI - Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka vizituar Papën Françeskun në poliklinikën Gemelli të Romës.

“Jam shumë e lumtur që e gjeta të vetëdijshëm. Bëmë shaka si gjithmonë. Nuk e ka humbur sensin e tij të humorit”, thuhet në një deklaratë të kryeministrisë. 

Sipas ekipit mjekësor që po kujdeset për Papën, ai nuk duhet të ekspozohet as ndaj një flladi të vogël ajri. Ati i Shenjtë, i shtruar në katin e dhjetë të spitalit Gemelli, po mbahet larg çdo forme stresi, pasi asgjë nuk duhet të rrezikojë ecurinë delikate të shërimit nga pneumonia. 

Megjithatë, zemra e Papës Françeskut po funksionon mirë.

“Papa ka kaluar një natë të qetë, është zgjuar dhe ka ngrënë mëngjes,” bën të ditur zyra e shtypit e Vatikanit. Po ashtu, sipas burimeve të Vatikanit, ai është ngritur dhe ka qëndruar ulur në karrigen e tij, siç ka bërë edhe ditët e mëparshme.

Përkeqësimi i gjendjes shëndetësore

Papa Françesku është shtruar në spital që prej së premtes. Fillimisht u trajtua për bronkit, por që nga dje, mjekët po e kurojnë edhe për pneumoni bilaterale. Përkeqësimi i shëndetit të tij ka ngjallur shqetësim. Megjithatë, zyra e shtypit konfirmon se ai ka kaluar një natë të qetë dhe po vijon terapitë. Gjatë mëngjesit priten përditësime të tjera mbi gjendjen e tij, dhe në mbrëmje pritet një buletin mjekësor zyrtar.

Një situatë e ndërlikuar

Papa Françesku vuan nga një pneumoni bilaterale dhe gjendja e tij shëndetësore është e ndërlikuar, tha dje zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni. Sipas analizave laboratorike dhe radiografisë së kraharorit, situata është serioze dhe kërkon vëmendje të veçantë.

Infeksioni i tij është polimikrobial dhe është përkeqësuar mbi një gjendje të mëparshme të bronkiektazive dhe bronkitit astmatik, duke kërkuar trajtim me kortizon dhe antibiotikë. Kjo e bën shërimin edhe më të komplikuar, sqaruan mjekët për gazetarët.

Megjithatë, Papa Françesku mbetet me moral të lartë. Ai ka alternuar pushimin me lutjet dhe leximin e librave.

“Papa është mirënjohës për mbështetjen që ndien në këtë moment dhe kërkon që të vazhdohet të lutemi për të,” tha Bruni.

Degenza do të zgjasë më shumë

Tashmë nuk bëhet më fjalë vetëm për një infeksion të rrugëve të frymëmarrjes, por për një situatë serioze për një 88-vjeçar. Gjithashtu, është e qartë se qëndrimi i tij në spital do të zgjasë më shumë seç pritej.

Për këtë arsye, të gjitha angazhimet e tij publike janë anuluar, përfshirë audiencën e përgjithshme të sotme dhe meshën e së dielës për Jubileun e Diakonëve. Këtë meshë do ta drejtojë kryepeshkopi Rino Fisichella. 

Lutje për shërimin e Papës

Në spitalin Gemelli është mbajtur një meshë e veçantë për Papën.

“Zoti e mbrojtë dhe e forcoftë Papa Françeskun në misionin e tij, që të mund të vazhdojë të udhëheqë Kishën me urtësinë dhe dashurinë e tij,” u lut don Nunzio Currao, kapelani i spitalit, gjatë meshës në kapelën Gjon Pali II.

Në spitalin Gemelli, mesha mbahet çdo ditë në orën 13:15, por ajo e sotmja iu kushtua posaçërisht shëndetit të Papës Françesku.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mbappe-Bellingham, Real Madrid përmbys Leganesin në derbin e vogël dhe ndjek Barçën

VIDEO/ Mbappe-Bellingham, Real Madrid përmbys Leganesin në derbin e vogël dhe ndjek Barçën