Në vijim të operacioneve antikanabis Policia e Tepelenës ka konstatuar dhe asgjësuar 3800 rrënjë kanabis.
 
Droga u gjet në dy parcela të lokalizuara në Luftinjë 1, Memaliaj, në vendin e quajtur "Përroi i Kuq".

Asgjësimi i bimëve është bërë me anë të djegies ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com