Memaliaj, familja Xhemali në kushte të vështira, apelon për ndihmë

Memaliaj, familja Xhemali në kushte të vështira, apelon për ndihmë

Shtëpia e familjes Xhemali në Memaliaj

Familja Xhemali nga Memaliaj jeton në kushte të vështira ekonomike. Prej më shumë se 1 jave atyre iu është ndërprerë  dhe energjia elektrike, pasi kanë dy vite pa paguar detyrimet.

Ata thonë se nuk kanë mundësi t’i paguajnë , pasi janë të papunë dhe nuk kanë ku ti sigurojnë të ardhurat. Fëmijët detyrohen të bëjnë detyrat me qiri. Gjithashtu fëmijët pohojnë se më përpara jetonin më mirë, por tani jetojnë në kushte shumë të këqija, kur nuk kanë as bukë për të ngrënë. Ndërsa e zonja e shtëpisë thotë se:

Këtu ka humbur çdo gjë. Kam shkuar te kryetari për punë, po ai thjesht do shikoj thotë por asgjë s’ka bërë për ne. Kam kërkuar punë  dhe tek privati po skam gjetur akoma, dhe burri po ashtu ka kërkuar por as ai s’ka gjetur. Që kur na u ndërpre përkrahja sociale nuk kam me ca të gatuaj. Kemi 2 vjet pa paguar drita, kemi 2 mln lekë për të paguar, pra jam debitore në shtet.

Zonja e shtëpisë

Familja Xhemali apelon për ndihmë dhe kërkojnë një mundësi punësimi për ta, për të përballur jetesën tejet të vështirë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb