Dukej se kjo fushatë zgjedhore ishte e qetë, por vetëm 5 ditë para zgjedhjeve kanë nisur përplasjet e para.
Administratori i njësisë administrative Buz, Memaliaj ka denoncuar në polici kërcënimin që mori nga 2 mbështetës të koalicionit Berisha-Meta për mospjesëmarrje në zgjedhje. Zyrtari denoncoi se 2 persona e kishin kërcënuar në rrugën e fshati për të mos marrë pjesë në zgjedhje.
Ata janë identifikuar si Yzeir Malkaj 60 vjeç dhe Klodian Zaçe 44 vjeç, mbështetës të koalicionit Berisha-Meta kanë kanosur me fjalë, adrministratorin e identifikuar si Fatjon Isufi që të mos marrë pjesë në votimet e 14 majit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.