Një punonjës i policisë së burgjeve, konkretisht burgut të Bënçes ka rënë në prangat e policisë, pasi në automjetin e tij kolegët kanë gjetur dhe sekuestruar 40 rrënjë bime narkotike e llojit kanabis sativa.

Sipas policië, në pranga ka rënë edhe djali i tij që ndodhej në automjet bashkë me të birit.

Sipas policisë së qytetit të Memaliajt, në pranga kanë rënë Gjolek Harizi 44-vjeç, (Punonjës i IEVP Tepelenë) dhe Irdi Harizi 22-vjeç, pasi në vendin e quajtur "Kthesa e Luftinjës" ,Memaliaj nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip "Benz" , me targa AA 724 KM që drejtohej nga Gjolek Harizi u gjetën dhe u sekuestruan 40 bimë të kultivuara në kubik të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva. 

droga e kapur memaliaj
droga e kapur memaliaj

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)