Vijon aksioni i policisë për asgjësmin e drogës në të gjithë vendin. Policia e Memaliaj ka konstatuar dhe asgjësuar rreth 7280 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva, në vendin e quajtur " Përroi i Kotorrit", në afërsi të fshatit "Selckë e Vogël", Bashkia Memaliaj, në kufi me rrethin e Beratit. Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve ndërkohë që materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com